Sulmon zyrtarët policorë, arrestohet një burrë në Prizren

22.12.2018 15:13:49

Në Prizren është arrestuar një i dyshuar i cili kishte kanosur dy zyrtarë policorë.

Ai i kishte kanosuar ata në kryerje të detyrës zyrtare, shkruan lajmi.net.

I njëjti dyshohet të ketë sulmuar viktimën i cili me automjet transportues kishte qenë duke konfiskuar veturën e tij.

Është konsultuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet për gjashtë orë dhe më pas të lirohet me procedurë të rregullt.