Sulmuesi largohet nga Barcelona, kryen testet mjekësore me klubin e ri

28.08.2018 15:46:11

Marrëveshja mes Barcelonës dhe Borussia Dortmundit për Paco Alcacer tashmë është finalizuar. Sulmuesi i Barçës ka mbërritur gjatë ditës së sotme në qytetin gjerman duke kryer testet mjekësore.

Image

Alcacer tani pritet ta nënshkruajë kontratën (huazim me të drejtë blerje), dhe njoftimi zyrtar nga klubet në fjalë pritet së shpejti. Kujtojmë se Barcelona e transferoi Alcacerin para dy vitesh për shumën e 30 milionë eurove.