Sulmuesi në Bruksel thërriti ‘Allahu Ekber’ para se të therte me thikë ushtarët (Foto)

25.08.2017 22:19:44
Një burrë është qëlluar në qendër të Brukselit pasi ka sulmuar dy ushtarë.

RTBF raporton se burri që sulmoi dy ushtarë me thikë kreu sulmin ne bulevardin Emile Jacqmain.

Prokurorët belg thanë se i dyshuari është ende gjallë por në gjendje të rëndë, pasi u qëllua nga policia.

RTBF raporton se i dyshuari është somalez i cili ka thirrur ‘Allahu Ekber’ para se të kryente sulmin.

Ushtarët thuhet të kenë marrë lëndime të lehta, njëri në dorë dhe tjetri në fytyrë.

 ptlaplt1ptta