Sulmuesi vetëvrasës godet konvojin e NATO-s në Afganistan, ka të vdekur

02.08.2017 12:28:33

Një sulmues vetëvrasës goditi një autokolonë të NATO-s në afërsi të qytetit jugor afgan të Kandaharit të mërkurën, duke shkaktuar viktima, kanë thënë autoritetet ushtarake të SHBA-ve.

Sipas mediave të huaja, një zëdhënës ushtarak nuk ka mundur të thotë se sa viktima kanë qenë, ose të ofrojnë kombësinë e tyre.

“Mund të konfirmoj se një konvoj i NATO-s u sulmua në Kandahar. Sulmi ka shkaktuar viktima”, ka thënë Lt. Damien E. Horvath.

Zëdhënësi i policisë së Kandaharit, Zia Durrani gjithashtu konfirmoi sulmin dhe zona u rrethua shpejt.

Siç thuhet më tej, deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Kontingjenti i kombinuar i SHBA-ve dhe trupave të NATO-s aktualisht në Afganistan është rreth 13,500. /