Super-avioni i ri rus që zëvendëson të gjithë avionët luftarakë (Foto)

29.01.2017 22:52:28

Korporata ruse e avionëve MiG, ka prezantuar avionin më të ri luftarak i quajtur MiG-35.

Prezantimi u mbajt në një kompleks industrial të korporatës në Lukhovitsy, që ndodhet në afërsi të Moskës, dhe u ndoq nga atashe ushtarakë dhe gazetarë nga 30 vende.

Thuhet se avioni i ri është menduar të zëvendësojë të gjithë flotën e avionëve të lehtë luftarakë rusë dhe do të jetë një nga modelet kryesore të eksportit. Deri në vitin 2020, Forcat ajrore ruse do të marrin 30 copë të MiG-35. Në total, Ministria ruse e Mbrojtjes do të blejë rreth 170 aeroplanë luftarakë.

“Krijimin e MiG-35- komandanti i Forcave të Hapësirës ajrore ruse, Kolonel i Përgjithshëm Viktor Bondarev, e konsideroi si “një fitore të vërtetë”, transmeton OraNews.

Ai shtoi se avioni është i aftë për të kryer super-manovra ushtarake të quajtura në gjuhën teknike si “supermanoeuverable”(manovra në situata dhe mënyra që tejkalojnë ato që janë mundshme nga mekanizma të pastër aerodinamik) në tokë, ajër dhe në ujë.

Avioni mund të përdor çdo lloj arme në të ardhshme përfshirë edhe ato lazer, ndërsa mund të arrijë 30 objektiva në një distancë prej 160 km.

12121_1485725463-75132444441_1485725460-46793713332_1485725457-86273032223-1_1485725454-99204232223_1485725451-4936628888_1485725448-1132083777-1_1485725446-5734964501_1485725442-4952788462_1485725439-1692228451_1485725436-2058043421_1485725433-2392394361_1485725430-4784518339_1485725427-8506205291_1485725424-7055049271_1485725418-2136561