Super-befasi: Klubi shqiptar transferon futbollistin e Kombëtares së Serbisë (VIDEO)

25.12.2016 12:37:37

Partizani po përgatit një goditje bombë për sulmin në fazën e dytë të sezonit. Të Kuqtë pritet që të afrojnë një sulmues të kombëtares së Serbisë, i cili në gjashtë muajt e fundit është aktivizuar me Partizanin e Beogradit.

Nikola Durdiç pritet të jetë goditja e madhe në merkaton e dimrit. Mësohet se akordi me lojtarin është arritur dhe ai parashikohet të zyrtarizohet para ardhjes së Vitit të Ri 2017.

Durdiç është i datëlindjes 1 prill 1986 dhe hapat e parë të karrierës i ka nisur në vendlindje e më pas ka luajtur në Norvegji me skuadrën Haugesund, në Suedi në radhët e Malmos, si dhe për disa sezone ka luajtur në Gjermani në Bundesligën e parë e të dytë, me Grojter Fyrthin, Augsburgun dhe Fortuna Dyseldorfin.

Ndërsa në verë të 2016- ës, 30-vjeçari u bë pjesë e Partizanit të Beogradit, ku u shënoi një gol në 13 ndeshje.