Super-lajm nga Majlinda Kelmendi

15.06.2017 15:36:02
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka publikuar renditjen e re të xhudistëve, ku heroina jonë, Majlinda Kelmendi, vazhdon të mbetet e para në botë në kategorinë deri në 52 kg.

Kelmendi ka tubuar 3850 pikë, aq sa kishte edhe muajin e kaluar.

Distria Krasniqi, që muajin e kaluar ishte e treta, këtë herë ka rënë për dy pozita. Ajo tani ka 2017 pikë, 100 më pak se sa që kishte muajin e kaluar.

Në kategorinë deri 57 kilogram për femra, Nora Gjakova ka rënë për një pozitë, edhe pse ka mbetur në kuotën e 1964 pikëve.

Në konkurrencën e meshkujve, Akil Gjakova në kategorinë deri 66 kg, ndodhet në vendin 163 me 57 pikë të tubuara. Kujtojmë që garuesit tanë në muajin e fundit nuk kanë marrë pjesë në ndonjë garë.