Supergrabitja në Rinas, 5 të arrestuarit në prag të lirimit nga burgu?

02.08.2016 20:50:27

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda kanë shpallur sot moskompetencën për gjykimin e masave të sigurisë së të arrestuarve për skandalin e supergrabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit disa javë më parë.

Apeli i Krimeve të Rënda ka vlerësuar se akuza që ka ngritur Prokuroria për të arrestuarit, nuk është kompetecë e saj. Duket se pas kësaj lëvizje, 5 të arrestuarit janë në prag të lirimit nga burgu./panorama

Pak javë më parë, pasi kishte arritur në përfundimin se grabitja në Rinas është vepër e një grupi të stukturuar kriminal, Prokuroria e Krujës shpalli moskompetencën dhe e dërgoi dosjen për hetime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda kishte lënë në arrest shtëpie vetëm shtetasin Vangjel Nikolla, me mbikqyrje elektronike, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit.

Të tjerët, janë lënë në “arrest me burg”. Ata janë:

Arben Karafili, Drejtor Operacional i kompanisë “ICTS”

Bledar Blloshi, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)

Fadil Jonuzaj, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)

Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë