Superkupa e Italisë, Milani mund Juventusin me penallti

23.12.2016 23:21:56

Milani fiton Superkupën e 29-të të Italisë. Në Doha të Katarit kuqëzinjtë mposhtën Juventusin pas goditjeje të 11-metërshave teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Vendimtar gabimi i Paulo Dybalas, që i dha mundësinë talentit Pasalic të realizonte penalltinë fituese. Juventusi kaloi në avantazh që në minutën e 18 me Giorgio Chellinin, pas një këndoreje të ekzekutuar nga Pjanic.
20 minuta më vonë kuqezinjtë barazuan me Bonaventurën që goditi saktë me kokë aty ku nuk mund të arrinte Buffon.

Gjatë pjesës dytë, pikërisht në të 57-ën Romagnoli ishte i pafat me topin e goditur prej tij që u ndal nga traversa. Në të 76-ën rast ideal për Paulo Dybalan, që nuk u beson syve për mundësinë e humbur. Në të 83-ë Buffon nuk i jep kënaqësinë e golit Carlos Baccas me një pritje të jashtëzakonshme. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, madje as në kohën shtesë, ndaj fituesi i Supërkupës së Italisë do të përcaktohej vetëm pas eksekutimit të 11-meëtërshave.

Marchisio goditi saktë i pari për bardhezinjtë, ndërsa për Milanin Gaboi Lapadula. Mandzukic nuk e shfrytëzoi avantazhin psikologjik, me topin e goditur prej tij që përfundoi në traversë.
Bonaventura kthehu baraspeshën në goditjen pasardhëse ndërsa në Seritë e radhës shënuan Higuain e Khedira për Juventusin si dhe Kucka e Suso për Milanin. Në serinë e pestë Donaruma bëri mrekullinë përballë Dybalas, duke i dhënë mundësinë të riut Pasalic të realizonte penalltinë që do të vlente trofeun e Superkupës. Festë e lotë gëzimi në radhët e kuqezinjve, ndërsa trishtimi dallohej qartë në fytyrat e kampionëve në fuqi të Italisë, që nuk e kishin menduar këtë disfatë përballë një skuadre ndjeshëm më inferiore në cilësi me shumë të rinj në përbërje.