Surpriza, Novak Djokovic eliminohet nga Australia Open

19.01.2017 10:41:29
New York : Novak Djokovic, of Serbia, returns a shot to Jerzy Janowicz, of Poland, during the first round of the US Open tennis tournament, Monday, Aug. 29, 2016, in New York. AP/PTI(AP8_30_2016_000006A)

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 2 në botë për meshkuj, është eliminuar sot nga grand slemi i Australia Open, një eliminim surprizë, pasi ndodhi që në raundin e dytë. Dhe ai që nxori jashtë loje serbin është uzbeku Denis Istomin (numri 117 në botë), pas një ndeshje maratonë, që zgjati plot 5 sete (7-6, 5-7, 2-6, 7-6, 6-4). Një humbje që nuk pritej, pasi Istomin ishte kualifikuar në këtë turne me ftesë dhe nga turnetë eliminatorë. Ndërsa Djokovic, pas triumfit në Doha 10 ditë më parë, ishte një nga favoritët kryesorë për të fituar edhe në Australia Open, teksa synonte rikthimin në krye të renditjes botërore. Por aventura e serbit në Melburn ka zgjatur shumë pak dhe turneu ka humbur shumë shpejt një nga yjet e tij.Tenisti nga Uzbekistani, Denis IstominNdeshja ka zgjatur 4 orë e 48 minuta, një sfidë maratonë, që duket se nuk u përballua aq mirë nga Djokovic, që ende nuk ka rikuperuar nga problemet e muajve të fundit. Tenisti uzbek e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke fituar në “tie break” setin e parë, por shpejt vjen reagimi i Djokovic, që ka epërsi dhe fiton dy setet e tjera. Por kur luhet në “tie break”, është sërish Istomin ai që fiton dhe kështu bën në setin e katërt, duke barazuar 2-2 shifrat. Në setin final është uzbeku ai që fiton një “game” me topat e kundërshtarit dhe krejt ndeshjen 3-2, duke shpërthyer nga gëzimi në fushë. Ndërsa Djokovic ka dalë kokulur nga kjo sfidë, pasi pësoi një zhgënjim të madh.

Ndeshja ka zgjatur 4 orë e 48 minuta, një sfidë maratonë, që duket se nuk u përballua aq mirë nga Djokovic, që ende nuk ka rikuperuar nga problemet e muajve të fundit. Tenisti uzbek e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke fituar në “tie break” setin e parë, por shpejt vjen reagimi i Djokovic, që ka epërsi dhe fiton dy setet e tjera. Por kur luhet në “tie break”, është sërish Istomin ai që fiton dhe kështu bën në setin e katërt, duke barazuar 2-2 shifrat. Në setin final është uzbeku ai që fiton një “game” me topat e kundërshtarit dhe krejt ndeshjen 3-2, duke shpërthyer nga gëzimi në fushë. Ndërsa Djokovic ka dalë kokulur nga kjo sfidë, pasi pësoi një zhgënjim të madh.