Suzuka, Ferrari-Mercedes duelojnë në provat e lira

06.10.2017 14:11:48

Ferrari dhe Mercedes duelojnë edhe ku bëhet fjalë për prova të lira duke rrezikuar gjitthçka për gjithçka edhe në nën qiellin me re të Suzukas Gjermani i la pas të gjithë kundërshtarët në sesionin e parë të provave të lira të garës së Japonisë me kohën 1.29.166. Britaniku i Mercedes regjistroi një kohë më të ngadaltë me 211 të mijtat më shumë i ndjekur nga Ricciardo dhe Raikkonen. Por nuk vnoi shumë dhe Hamilton ia ktheu reston rivalit të këtij sezoni duke regjistruar një kohë më të mirë në sesionin e dytë dhe duke treguar se nuk do të tolerojë për asnjë moment edhe pse gëzon pozita komode në klasifikim me 34 pikë më shumë dhe njërën dorë e ka tek titulli kampion.

Reshjet e shiut pushtuan pistën japoneze në sezionin e dytë duke i detyruar pilotët ta ulnin ndjeshëm ritmin për të mos rrezikuar aksidente si ai i sesionit të parë ku Sainz shkatërroi pothuajse tërësisht makinën por shpëtoi pa dëmtime serioze. Këtë sezion, Hamilton e mbylli me kohën 1.48.719 i ndjekur nga Ocon e Perez, ndërsa Ferrari i Vettel u rendit në vendin e dhjetë. Në këtë mënyrë, parashikimet rreth situatës meteorologjike do të bëjnë diferencën këtë fundjavë në pistën e Suzukas ku skuadra me strategjinë më të mirë mund të sigurjë një avantazh ndaj kundërshtarëve pasi në pistë të thatë duket se Ferrari është makina më e shpejt, ndryshe nga pista e lagur ku kampionët e botës kanë sigurinë e një makine më të besueshme.