Sveçla priti në takim përfaqësuesit e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes

06.04.2020 17:28:17

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sfeçla gjatë të hënës ka pritur në takim përfaqësuesit e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë, me theks të veçantë në këtë periushë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Sfeçla priti në takim kryetaren e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe koordinatorin e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes Nur Çeku.

Sveçla i informoi për të gjitha veprimet që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike brenda përgjegjësive të saj.

Po ashtu ministri gjatë këtij takimin njoftoi për funksionet e Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, pas aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtar, ku të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit janë duke punuar bashkarisht për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve që vijnë nga terreni.

Kollçaku vlerësoi punën që ka bërë MPBAP në menaxhimin e kësaj situate, duke ofruar mbështetjen e komisionit, për çfarëdo nevoje në funksion të menaxhimit të situatës. Ajo po ashtu ka kërkuar nga ministri një raport të hollësishëm për menaxhimin e përgjithshëm të kësaj situate dhe të sigurisë në përgjithësi.