Syla: Sigurimet Shëndetësore nuk nxjerrin shëndetësinë nga kriza

05.07.2017 19:30:55

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka thënë se në institucionin shëndetësor duhet të ndodh sistemi i prokurimit për të larguar ata që sipas tij, kanë manipuluar deri më sot në këtë sektor.

Syla shtoi po ashtu se secila parti politike duhet t’ju sqaroi qytetarëve se mund të bjënë sigurimet shëndetësore apo jo.

Duke qenë se sigurimet shëndetësore ishte premtim tash e sa kohë nga subjektet partiake por, ende nuk është realizuar, Syla pohon se sigurimet shëndetësore edhe po të përmbushen si projekt, nuk nxjerrin sektorin e shëndetësisë nga kjo krizë që e ka kapluar.

”Përgatitjet për një qeverisje të re janë premtime boshe, pa ndonjë plan konkreet për qeverinë. Ajo cka është emergjente është që të futemi në reformimin emergjent të sistemit shëndetësor”.

”2 mln euro kërkon Ministria e Shëndetësisë për një aparaturë, e nuk ka ndonjë barnë esenciale për shërbim ndaj qytetarëve të saj. Infrastruktura ligjore të bëhet sa më shpejt, e po ashtu të ndodh sistemi i prokurimit në shëndetësi të ikin ata të manipulimit”.

”Nuk mundemi të jemi më peng i politikave ditore. Duhet tu tregojë secila parti qytetarëve munden apo s’munden ta bëjnë sigurimin shëndetësor. Është koha e fundit që edhe ata nesër që vijnë të fillojnë me tre elemente. Sigurimi shëndetësor nuk është primar që do ta nxjerr shëndetësinë nga kriza”.

Tutje Blerim Syla duke iu referuar formimit të Qeverisë së re, pas procesit zgjedhor të parkahoshëm të mbajtur më 11 qershor, thotë se një Ministër i mirëqenies sociale, duhet ta duaj shëndetësinë e dhe menaxhimin e sigurit të buxhetit.

”Partitë politike nuk e duan opinionin.  Tashmë bizneset ndoshta janë duke u mashtruar. O le të dalin karshi popullit që duan një politikë djathtiste. Me këtë formë që shkojmë ne as që mundemi të diskutojmë për sigurime shoqërore. Klasë të mesme në Kosovë nuk ka”.

”Sistemi nordik i sindikatave funksionon. Nëse e bën PAN e analizojmë më lehtë. Ministri i mirëqenies sociale duhej ta duajë shëndetësinë”, ka thënë ai në Info Magazine.