Sylejman Selimi: Në përfundim të mandatit, Thaçi të shkojë në pension

26.03.2019 20:30:21

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, në një intervistë për emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka folur edhe për situatën politike në Kosovë.

Sylejman Selimi ka thënë se pas përfundimit të mandatit presidenti Hashim Thaçi duhet të largohet nga politika.

“Besoj se Hashim Thaçi i ka kryer të gjitha. Ka qenë kryeministër, kryetar i partisë një kohë, është president dhe nuk ka më arsye që të vazhdojë. E kryen mandatin edhe le të shkojë në pension”, ka thënë Selimi.

Gjatë kësaj interviste ish-komandanti i UÇK-së, ka folur edhe për listat e veteranëve, Gjykatën Speciale dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë më aktualitetin në Kosovë.

Intervistën e plotë të Sylejman Selimit mund ta ndiqni sonte duke filluar nga ora 20:30 në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.