Syleshat, sylugatat  e sy … e veteranëve të luftës së uçk-së

24.04.2018 10:11:12

Sy shqiponjë apo sy mshtjerre?

Edhe tre kuaj (e një qen) të shpallen veteranë të luftës së uçk-së në Kosovë!

Sinan Kastrati, Suedi

Nuk ka se si të shpjegohen ndryshe deklaratat, polemikat e intervistat e Jakup Krasniqit, Xhavit Halitit e Nasim Haradinajt për FARK-un e për fondin 3%-shit të Qeverisë së Bukoshit, pos si parodi nga kllounët si ish “zëvëndëskomandantit” e ish zëdhënësisi i uçk-së, Jakup Krasniqi, ish “gjeneralit” të luftës Nasim Haradinaj dhe ish “babait”,“autor” i emërtimit të “uçk”, Xhavit Halitit.

“Themeluesit pranojnë se nuk arritën “UÇK-në” e tyre ta aktivizojnë në luftime, nga sabotimi që i bënë luftës, kryesia puçiste e LPK-së: Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli, me hafijet e tjerë të Serbisë.

Dihet botërisht se Shqipëria ka qenë ndër shtetet më diktatoriale dhe më të varfëra të botës. Por, megjithatë, ka qenë superfuqi propagandistike, lehaqene, siç thuhet në zhargonin mediatik. “Komandantët”, pa ushtarë dhe pa beteja, të LPK-së, kopjuan nga komunistët shqiptarë të Hoxhës, ekzekutimet e kundërshtarëve politikë, të shoqëruar me propagandën lehaqene, se, kinse, po luftojnë pushtuesin. Ata kishin proklamuar themelimin e një “UÇK-je”, me datime e vende të ndryshme, herë dekada, e herë vite më parë. Por, kurrë nuk e organizuan në formacione ushtarake, ashtu si e pranojnë edhe vetë themeluesit e asaj “UÇK-je”, e cila mbeti fiktive, imaxhinare!”

 Më pëlqyen këto vargje “vajtimi” nga një autor anonim dhe i vodha sikurse ata që i vodhën meritat e të tjerëve, luftën e betejat dhe luftuan “thonjëza”. Kësaj hyerje do të ia shtoja edhe disa emra të rinj, si ish “zëvendës komandanin” e “lufës”, Jakup Krasniqi, dhe nënkryetarin e “veteranëve”,  “gjeneral” (major?) Nasim Haradinaj.

 

Lutje, Kërkesë

“Lutje” nga Rexhep Shahu drejtuar Komisionit qe te shpall veteran te luftes se UÇK ne Kosove:

Nje gomar e tre kuaj mbartnin arme nga Shqiperia ne Kosove. Mezi i mbartnin armet se i ngarkonin shume rende. Me fitue pare sa me shume te zotet. I kam pa me syte e mi. Disa here. Mezi kalonin kufirin.

Shpallini veterane sa me shpejt.

Mos harroni edhe nje qen qe shoqeronte te zotin e kalit. E vrane ushtaret serbe qenin e shkrete. Qante i zoti i qenit kur me tregonte te nesermen e asaj nate qe ia vrane.

Shpalleni edhe ate qen veteran te UÇK sa me shpejt.

Shemtojeni tamam UÇK sa t’u neveritet brezave qe vijne.(R. Shahu).

Pasi  lexova “Lutjen” e Rexhep Shahut mua kujtua një ngjarje e fundit të janarit dhe fillim vitit 1990 se si në Janjeve të Lipjanit policët serbë kishin vrarë dy gomarë dhe kjo sikur më ngjalli edhe më shumë kujtimet kur sot (të dielën) kisha lexua e dëgjua aq shumë përralla e fabula nga këta kllounë, si jakupat, nasimat e xhavitat

Në të viteve 1990, Serbia e shtoi zullumin mbi shqiptarët në Kosovë. Ata përveç që vranë shumë të rinj e të reja, krejt të pafajshëm, në Janjevë vranë edhe dy gomarë. (30 janar 1990).

Dhe një ditë të zakonshme kur shkoja nga Prishtina për në Turjakë, para shkollës së Turjakës ishin tubua shumë fshatarë të moshave të ndryshme. U përshëndeta me disa që ishin më të moshuar, më pleq dhe desha s`desha ata më muarën edhe mua dhe hymë në mbledhje apo tubim, qysh i quanim aso kohe Tubimin u mbajt në një klasë të paajrosur me gjithë ata njerëz.

Pasi e hapi “tubimin” Agim Hajdini i cili ishte zgjedhur edhe si kryetar i Rinisë Demokratike (LDK-së më duket), ai më luti, në tubim që ti trras Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës (Milazim Krasniqin) që të vijnë në Turjakë sepse donin ta mbanin edhe të rinjët turjakas një orë letrare kushtuar viktimave. Kjo më tepër i ngjante tubimeve damanekase, fshat fqinj që vlonin si tamli.

 Pleqt e katundit më lutën që edhe unë të flas. Fola, por isha shumë i kujdeshëm. Dikush më tha tha se Agim Hajdini nga Turjaka dhe Hajdar Qazimi (Paqarizi) nga Lubizhda, për ni kime t`flokit kishin pshtua pa u vra nga një tanks serb i cili në Malishevë kishte vrarë tre persona në mesin e tyre edhe një nxënës 16 vjeqar (Hysni Avdullah Mazrekun nga Malisheva, Ali Din Kryeziun nga Bubaveci dhe një person tjetër të paidentifikuar.) ndërsa kishin plagosur me dhjetëra rrugës për në Lubizhdë, Vll. Drenof, Bubavec – Kijevë, më 30 janar 1990

Dhe të gjithë u shpallën me emra martirë, heronj etj. Kjo ishte atherë e tash një dhimbje e madhe për familjet e një shkelje e përdhosje në fytyrën e krenarinë tonë shqiptare. Po ne nuk kishim as atherë e nuk kemi as tash forcë më shumë. Ne mund ti shpallnin viktimat si veterane e sabotatorët si heronj dhe të ndërtojmë për ta buste e përmendore.

Atherë si të shpjegohen ndryshe llafet e Jakup Krasniqit kur flet për pë FARK-un, dhe tash së fundit edhe për 500 milion markat e Qeverisë Bukoshi?

Këto deklarata të Jakupit erdhën pasi Xhavit Halitin e akuzoi Anton Quni, lidhur me një shumë prej 8 milionë markave që sipas Anton Qunit, Haliti i ka marrë nga kolonel Ahmet Krasniqi.

Jakupit sa herë që dikush ia ”prek” ish ”partiakët” nga nëna parti e ”pdk” e tash edhe partisë së re ”nismës” ai me një zgjuarësi të paparë e trimëri të rrallë si në kohë luftës, kur ” Krasniqi, i cili shërbeu si zëdhënës i UÇK-së dhe zëvendëskomandant i saj, ka thënë se në luftën e Kosovës ka pasur vetëm një UÇK”.

“Veç edhe një gjë dua të them. Sa për Farkistet lufta në Kosovë kurrë nuk do të ndodhte, ata veç emrit nuk kishin asnjë aktivitet tjetër. Dhe thirrja sot pas 19 viteve në farkizëm nuk i nderon as të rënit e as të gjallët e mbetur”, shkroi ai ndër tjerash, përcjell KosovaPress.”

Edhe për fondin e Bukoshit “Janë diskutime joproduktive, ju bie mend 20 vjet pas luftës, ai është debat i historisë. Debati përmbajtësor është si ta ndërtojmë shtetin e së drejtës”, tha ai.

Krasniqi, megjithatë, kujtoi një moment kur në atë kohë në prill të vitit 1999, është bërë përpjekje të bëhej bashkë me Qeverinë e Bukoshit, e atëherë kishin kuptuar se në Qeverinë e tij ishin derdhur pesë qind milion marka gjermane.”

Me siguri se fjalët e Jakupit, të shkruara nuk kanë se si të “hidhen poshtë” por kur e dëgjon duke i shqiptuar shkronjat (konsonantet) “ç”, “q”, “xh” dhe “gj” menjëherë të shkon mendja se ky alamet njeri ka marrë shkollën e Qosjes, sikur të ishte nga Plava e Gucia apo Kraja e Shestani. Po këto cikërrima. Tash të dalim përseri të Jakupi.Jakupi në fund të intervistës në Ineraktiv të datës 21 prill 2018 shton “ … se e ka një informacion, se edhe qytetarët e Kosovës, në Qeverinë e Bukoshit, kanë derdhur edhe disa vjet pas luftës të holla në fondin e tij, por nuk dihet se ku kanë shkuar.”

Jakup, nëse edhe është e vërtetë atherë unë dua ti bëjë thirrje publike kryetarëve të komisioneve qendrore që zyrtarisht të deklarohen se kush ka dhënë pas 1 Korrikut 1999, sa para dhe në cilin shtet. Perfaqesuesit, perkatesisht kryetaret e Fondeve te Treperqindshit kane qene:

Pjeter Coli, Gjermani,

Gani Hoxha, Zvicer,

Muhamet Shatri, Suedi,

Avdyl Ceta, Austri,

Imer Berisha, Danimarke,

Arif Sadikaj, Belgjike,

Fatmir Zymeri, Norvegji,
mjetet e Fondit ua ka dorozuar drejtuesve te Fondit ”Vendlindja Therret”.

Murat Bejta, France,

Shpend Terdeva , njeri
nga drejtuesit e Fondit ne Itali

Fadil Istrefi, Finlande,

Driton Gumnishta,
Luxemburg,

Të  tjere nuk  më kujtohen.

Fondet kanë vepruar aktivisht në periudhën tetor 1991- shtator 1999. Ketu e tutje ka pasur vetëm ndonje pagesë të individëve. Shuma e fundit e rëndësishme e paguar nëpërmjet Komisioneve lokale në Suedi ka qene ajo e Halmstadit e muajit gusht 1999. Kryetari Esat Kadriu ka
paguar personalisht 580 kr., kurse Komisioni lokal gjithesej ka derguar ne Fondin e Suedise, 7170 kr. (Unë kam jetuar në Halmstad dhe kam punua bashkë më Esatin (1996-1999)

 Nuk ka pasur vendim të prerë për përfundimin e grumbullimit te mjeteve sepse është konsideruar se ato janë të nevojshme edhe për të ndihmuar, popullatën e plaqkitur, me shtëpi të djegura, shërimin e invalidëve etj.

Por prej shtatorit 1999 nuk ka pas aktivitet të organizuar për grumbullimin e mjeteve. Edhe kryetari i Fondit të Suedise, Dr. Muhamet Shatri menjehere nga fundi i korrikut 1999 është kthyer në
vendlindje dhe është kyqyr në vendin e mëpershëm të punës në Institutin e Historisë së Kosovës, por edhe në rindërtimin e vendit nëpërmjet Unionit të Fondeve për Rindërtimin e Kosovës (UFORK).

Unë keto shënime i mora nga ish kryetari i Komisionit të 3%-shit, Dr. Muhamet Shatri. Ai më tha edhe këte: Sa i përket Fondit të 3%-shit në Suedi, të gjithë shqiptarët që kanë kontribua në fund të muajit kanë marrë nga një vërtetim dhe të nënshkruar nga unë. Kemi qenë shumë transparent përndryshe nuk kishin me i pagua asnjë koronë shqiptarët po mos të ishim ne bashkëpunues e transparent.

Unë nuk jam i autoriyuar te flas apo te shkruaj per fondet tjera. Prandaj ne emrin tim mund te thirresh vetem sa u perket rrjedhave te Fondit te Suedise.
Gjithesej  në gjirollogarinë e Fondit të Suedisë me numer: 83 27 84-3 janë grumbulluar dhe dërguar qeverisë 60. 072. 488 kr., ne 16 keste për periudhën 1991-1999.
E tash, ty Jakup, dua të pyes: A mundesh ti me i tregua zyrtarisht sa para janë derdhur në “fondin e juaj, ”të “Vendlindjes” dhe ku janë shkua e sa është shuma ?

Po, ti Jakup, si “zëdhënës i UÇK-së” dhe “zëvendëskomandant” i saj, ke thënë se në luftën e Kosovës ka pasur vetëm një UÇK dhe se në prill të vitit 1999 paske gjezdis në disa shtete, Austri, Gjermani, Itali Francë, Bruksel …. etj. me para të kujt  ishe dhe si “zëvëndëskomandant” në “luftë” kujt ia le detyrën tënde ?

Jakup, a nuk është kjo tradhti me ik nga fronti i luftës, edhe ate, si “zëvendëskomandant”?

Po Jakup, po ta them unë: -Kjo është tradhti për njerëz normal por ti, Nasimi e Xhaviti, nuk keni luftua dhe s`keni pse ta merrni si tradhti.

Dhe Nasimi do me na dalë, tash si Bellovi i Sferrkës.

Njëherë tha se s`ka pas FARK, më vonë “ani shka…” (Haradinaj i OVL-UÇK: Punë e madhe që janë vrarë njerëzit e LDK-së (Video) (telegrafi.com, 20.12.2017 • 23:01) dhe tash së fundit edhe kundër Antonit (“Nasim Haradinaj: Anton Quni ka hy vonë në luftë …, Antoni ja prezanton videon që do ta bëj të pendohet.) dhe në fund, Nasim trimi do ti cimentoj e “betonis” fjalët e jakupave e të xhavitave se edhe në Koshare nuk paska pasyr FARK-istë (Nasim Haradinaj: Në Betejën e Koshares nuk ka pasur ushtarë të FARK-ut (telegrafi.com, 10.04.2018 • 16:30)

Dhe për syleshat e sylugatat si Nasim Haradinaj, Xhavit Haliti e Jakup Krasniqi duhet shikuar e sy mshtjerra e parodi, ….. Kjo ta kujton “Hajdar rrenacakun e Isuf pshtellsin” dhe ”Kalin me tri kambë”, nga thesari ynë popullor (Jakup-Xhavit-Nasim)

Dhe kur njëherë kisha shkruajt se syrin më të bukur, që sipas njohësve e ka mshtjerra e lopës më erdhi një reagim nga një femër “sy shqiponjë” e cila më shkruante: -Mos thuaj se mshtjerra e lopës e ka syrin më të mirë por thuaj: syrin më të mirë e ka shqiponja me vetllat si gajtan e qerpikët si krahë dallëndysheje. Për vetllat si gajtan dhe qerpikët si krahë dallëndysheje u pajtova por jo edhe për syrin.

Jakup, mos i l`shni fjalët si lopa baglën e mos u bëni trima si “Bellovi  Sferrkës!”, “Kanga me kavall nuk kryhet kurrë”, “Mos e ço kryet si çaush!” dhe “Kur ngihem, më kërset rrajë veshit”( fq.106) janë disa nga fjalët e urta, tregime e anekdota të pleqve të urtë të Drenicës.

Jakup, Nasim e Xhavit, sinqerisht do të iu këshilloja që lexoni xha Antonin “Unë po e thej qafën në bostan” ( Anton Çetta “Prozë popullore nga Drenica” pjesa dytë  fq.107). sepse nga populli duhej të vinte dëshira e vullneti për çlirim e mirëqenie sociale, nga poppulli që ju na gërditët edhe fjalën popull he “pushka kryet ju marrt” që thonin plakat e Rugovës.

Ju lutem lexojini se aty do ta gjeni vehten më mirë se në “luftë” o don kishota!

Jeni ba veç Linda Morina me iu këndu në kulm të shtëpive, në stog të sanës e të tallës.

 Nuk e kam besua se sot, të martën do ta publikoj shkrimin, kur dihet se gjithnjë dhe në vazhdimësi që nga Rilindja të shtuneve dhe të dielave i kam shkruajt e publikua. Ndërsa të marteve e të enjteve, pasdreke e mbremjeve plakat as nuk punonin, janë ditë të nemuna thonin nënat tona. Edhe nëse na k`putej ndonjë pullë, na shkyjej k`misha, nuk na kepnin këmishën e as nuk na ngjitnin pullën. –Prit deri nesër në sabah se të marteve, të  enjeteve e natën nuk punonin.

Po më të nemur se ky popull që ka gjthë këta jakupa, nasima e xhavita, ka dikund tjetër a?

Dhe pasi u vesha, u bëra gati për punë, bëra dhe një dush dhe i desha teshat e lara që dje kisha shkep pleh të dhenëve në bashqën time. Mbolla një lehë me kepë (qepë) dhe disa shtalba e … e më vinte era.

Edhe në Suedi ka pleh.

Në fund dua të paraqes edhe disa dëshmi që unë dhe fëmijët e familja e ime kemi dërgua para për arsim, për viktimat e rëna në Drenicë (jo për “veteranë”dhe obligimet tjera, të 3%-isht etj.

Dhe kur u ktheva në Kosovë, (2000, 2002 e edhe tash) më detyruan të paguaj për rrymën që e kishin hargjua banuesit serbë, për ujin që s`e kisha pirë, as edhe një tas ujë, për nxemjen në vlerë për afro 4.000 euro e serbëve iu falen borqet e tatimet e tash Ramushi iu falë edhe ujin bisznismenëve (afro 60 milion) eh shtet he shtet. Unë tatimin në Kosovë e paguaj rregullisht.

Për (mua) neve që jetojmë jashtë nuk kishe qenë nënë por njerkë.

Këto që po i paraqes, nuk duan komente as retorikë boshe. Faktet flasin vetë.

Malmö, 24 prill 2018

P.S.

Disa të dhëna shtesë për pagesat e 3%:

Pagesa tjeter e rregullt e 3%-shit ne shumen prej 4200 kr.
Halnstad, 19 shkurt 1999.
Te gjitha pagesat jane bere ne banke ose ne posten suedeze dhe adresuar ne gjiroll. e Kosovos Hjälpfond me numer: 83 27 84-3, nga une, Sinan Kastrati, me banim ne Suedi.
Kam edhe dhjetera faktura e deshmi te tjera por keto me vone ne bashk. edhe me Muhamet Shatrin dibti bejme publike deri ku dhe sa para kemi dergua individualusht e kolektivisht si bashkesi shqiptare ne Suedi, prej vitit 1991- 1989 e edhe tash une paguaj para ne shoqatat bamirese per ndihma skamnoreve ne Kosove dhe ne Afrike.