Ta ndihmojmë Manolja Kabashin në luftën e saj kundër Leukemisë akute (Foto/Dokumente)

31.07.2017 16:30:19

Manolja Kabashi është në moshën 21 vjeçare nga Prizreni, ajo vuan nga Leukemia akute. Manolja ka kaluar një trajtim mjekësor të rëndë gjatë vitit të kaluar në një spital në Turqi, dhe mjekët  kanë konstatuar që ishte shëruar.

Për fat të keq, Manoljës pas 6 muajve sëmundja i është rikthyer dhe këtë herë me diagnozë edhe më agresive! Kësaj radhe mjekët kanë diagnostikuar se asaj i nevojitet transplanti i palcës kurrizore.

Ky transplantim do të bëhet në një spital në Turqi dhe kushton 241.500 euro, siç mund t’a shini të bashkangjitur edhe profakturën si dhe dokumentacionin në këtë kërkesë.

Manjola ka nevojë për të gjithë ju! Shpëto një jetë.

Ju mund të dërgoni sms në IPKO në numrin 55049 me tekst “Manolja”.

Për çdo informatë shtesë mund të gjeni në adresën e Facebook-ut: Ta ndihmojmë Manolja Kabashin, ose të kontaktoni në nr. tel. 049 337 771