Ta përkrahim Gjykatën Speciale

24.12.2018 16:24:55
Nga Shefqet Jashari Strofci

Sot për sot, çdonjëri që e donë vetveten, e donë familjen e pasarësit e tij, e donë Republikën e Kosovën dhe bashkimin kombtarë, nuk ka detyrë më të shenjtë se sa të punoj në zbulimin e veprimtarisë kriminele të SHIK-ut duke bashkëpunuar me Gjykaten speciale. 
Vetëm atëher kur të vehen para drejtëssë kriminelët që e themeluan SHIK-un, kriminelët që dhanë urdhër për krime, së bashku me dorasët që u paguan për t’i vrarë me atentate veprimtarët e dalluar të Kosovës, duhet shpresuar se Kosova do ta gjejë rrugën e shpëtimit, perspektivës, përparimit dhe mirëqenies të banorve të saj. 
Pra Gjykata speciale duhet përkrahur nga qytetarët e Kosovës, duke ia besuar të dhënat për veprimtarinë kriminele të SHIK-ut, ndërsa mjetet e opinionit publik që nuk i ka zapuar SHIK-u i ,,Zekes’’ duhet ta marin prioritet përkrahjen e kësaj Gjykate, pasi që dështimi i saj do të sjellë dështimin e Republikës së Kosovës në të gjitha aspektet. Pra, do të sjellë dështimin tonë si popull dhe si komb, kur edhe mëtutje do të mbeten në pushtet kriminelët që e themeluan dhe e drjetuan organizaten kriminele të SHIK-ut. Organizat kjo që sot i ka,, kaput për fyti’’ të gjitha Organet shtetërore, mjetet e opinionit publik dhe të gjitha institicionet kulturore, arsëmore, ekonomike shëndetsore … të Republikës së Kosoves.