Tahiri: Kodi i ri për Drejtësinë për të Mitur mundëson ri-socializim dhe ri integrimin e tyre në shoqëri

24.09.2018 12:14:57

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka treguar se të miturit që do të përballen me institucionet e drejtësisë, si palë, viktimë apo dëshmitar, do të trajtohen me dinjitet.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, këto komente Tahiri i bëri pasi Kuvendi sot miratoi Kodin e Drejtësisë për të Mitur.

Postimi i plotë:

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar përfundimisht Kodin e Drejtësisë për të Mitur, një projekt legjislativ jashtëzakonisht i rëndësishëm për avancimin e parimeve dhe standardeve më të larta për trajtimin e të miturve. Me miratimin e këtij Kodi, kemi përmbyllur një kapitull të rëndësishëm në reformën e drejtësisë, përmes së cilit kemi vendosur trajtim dinitoz ligjor për të miturit si palë në procedurë, si viktima apo si dëshmitar si dhe jemi përkujdesur që të mundësohet risocializimi dhe ri-integrimi i tyre i plotë në shoqëri.