Tahiri: Ndjehem fitues edhe pse nuk mora vota të bëhem deputet

30.06.2017 15:05:37

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit ka marrë gjithësej 8 mijë e 57 vota, të cilat nuk mjaftuan për të fituar një mandat në Kuvendin e Kosovës.

Sidoqoftë, Tahiri ka falënderuar në Facebook gjithë votuesit e tij dhe është shprehur optimist se Kosova do të ketë një qeveri të mirë.

Ja postimi i plote i Tahirit:

Të dashur miq, mbështetës dhe votues,

8,075 votat tuaja më bëjnë krenar, më bëjnë të ndihem fitues edhe pse këto vota nuk mjaftojnë të jem në kuvend.

Sidoqoftë Kosova do ta ketë një qeveri të mirë, një qeveri qe iu shërben qytetarëve. Për këtë arsye mbahen zgjedhjet dhe për kete arsye është politika.

Kështu besoj unë!

Ju siguroj që besimin tuaj do ta trajoj si të shenjtë.

Edhe një herë ju falënderoj nga zemra!

Besniku