Tahiri: Pas katër viteve do të kandidoj për kryetar të Ferizajt

19.12.2017 22:25:36

Deputeti i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Labinot Tahiri, ka theksuar se një ditë do të bëhet kryetar i Ferizajit.

Ai në emsionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka theksuar se një ditë ai do ta drejtojë komunën e Ferizajit, duke shtuar se qëllimi kryesor i tij është që t’i shërbejë qytetarëve të këtij qyteti.

“Unë jam mësu ashtu me ju shërby atyre edhe në aspektin human. Unë filloj pastaj popullata vendos. Uroj që katër vitet e ardhshme të shkojnë shpejt”, ka thënë Tahiri.

Ai ka folur edhe për kohën kur diskutohej ndërtimi i koalicioneve qeveritare, duke theksuar se nuk ka pranuar kurrë kërcënime për ta përkrahur njërin ose tjetrin krah.

“I kam pranuar të gjithë polikanët që kanë negociuar me mua, si nga opozita dhe pozita. Kur e kam parë që LDK, VV dhe AKR nuk po bien në ujdi, kam insistuar që të Ramushi ta drejtojë Qeverinë”, ka shtuar Tahiri.