Taiwan, 32 të vdekur nga përmbysja e një autobusi

13.02.2017 23:27:06

Pasagjerët, shumica e të cilëve ishin qytetarë në moshë, ishin duke u rikthyer nga një tur në fermën Wuling në Taichung. Ende nuk është dhënë asnjë detaj mbi shkaqet e aksidentit rrugor.

Taiwani konsiderohet si një prej vendeve më të sigurta në botë, por skeptikët thonë se standardet e sigurisë duhet të përmirësohen.

Ndihma e shpejtë u është dhënë personave për t’i nxjerrë ata nga autobusi, por punonjësit e shpëtimit gjetën shumë njerëz pa shenja jete.