Nue Oroshi: Takim frytdhënës me priftin atdhetarë dr.Don Shan Zefi

31.12.2017 11:54:16

Në kuadër të takimeve intenzive që po zhvilloj në Kosovë sot pata kënaqësinë të takoj dhe të shkembejmë biseda frytdhënëse me priftin atdhetarë , studiuesin dhe intelektualin e shkëlqyer të kombit shqiptarë Dr.Don Shan Zefi.

Dr.Don Shan Zefi është prifti atdhetarë i cili që nga vitet e nëntëdhjeta e deri më sot asnjëherë nuk u ndalë që të hap rrugën lobimit të politikës së Kosovës pra që të përkrahet Pavarsia e Kosovës. Ai ishte i pari i cili i hapi rrugët diplomatikë në Romë e Vatikan presidentit historik të Kosovës dr.Ibrahim Rugovës. Dr Don Shan Zefi është studiuesi dhe historiani më i njohur i mesjetës shqiptare në aspektin historiko -juridik. Ai ka përkrahje të jashtzakonshme nga shtetët perëndimore.
Dr.Don Shan Zefit ja përcolla përkrahjen edhe nga Qeveria dhe shteti Gjerman për punën e palodhur që bën në orjentimin e Kosovës drejtë përqafimit të familjës së madhe Evropiane. Biseduam edhe për shumë gjera që i përkasin jetës kulturore dhe shkencore. Nuk lamë anash pa i përmendur edhe sulmet e fundit që iu bën priftit atdhetarë dr.Don Shan Zefit. Këto sulme të orkestruara nga forcat talibaneske dhe serbo-turko-arabe, po tentojnë që Kosovën ta orjentojnë drejtë shkrepave anadollake. Këto forca të errëta në mungesë të liderit historik të shqiptarëve Dr.Ibrahim Rugova tashë po e sulmojnë krahun e djathtë të tij.
Dr.Don Shan Zefin. Këto forca të errëta së shpejti do të zbulohen dhe do të marrin denimin e merituar ligjor. Ndërsa dr.Don Shan Zefi e ka përkrahjen jo vetëm të nderkombëtarve por të mbarë forcave atdhetare shqiptare pa dallim krahine, feje apo ideje. Dr Don Shan Zefi është prifit i flamurit i cili identifikohet më At Gjergj Fishten e Imzot Nikollë Kaqorrin dy priftërinjet atdhetarë që e benë Shqiperinë e pavarur, ndersa dr. Don Shan Zefi ishte një ndër shtyllat kryesore që e bëri pavarsinë e Kosovës. E si në mahi i thash dr.Don Shan Zefit se murmurimat dhe vetimat nuk gjuajnë në shkurra por në lisa shekullore që janë të palekundur dhe që i bëjnë dritë tokës tonë Arbërore.