Takim im i fundit me Salihun, vrasja e tij dhe tërheqja e trupit të tij nga vendi ku ishte vrarë

22.04.2019 09:14:58

Nga Naser Vllasi

Takimi i fundit dhe ndarja me Sali Çekun/ Premtimi i Agimit për mua që donte ta realizonte Saliu

Mirë më kujtohet dita e 19 prillit e vitit 1999 kur së bashku me Sali Çekajn po kordinoheshim për veprimet taktike që duhej ti ndërmerrnim, pasi që nga vëzhgimet sistematike tanë kishim vërejtur se ushtria serbe po përgatitej që ti rimarr pozitat më strategjike në drejtimin 777 terreni- Rrasat e Koshares.Pas një konsultimi të shkurtër me Sali Çekajn morrëm vendim që njësies COBRA-t të na bashkangjiten edhe 7 ushtarë nga njësitë tjera ku gjithsej u bëmë 12 dhe morëm për detyrë të lëvizim në drejtim të Oplazit dhe Zhareve nga ana e poshtme gjegjsisht në prapavij ti sulmojmë tanimë forcat e perforcuara serbe, qëllimi i jonë që të realizojmë një sulm të shpejtë dhe të befasishëm që ti shpartallojmë dhe dezorientojmë forcat e armikut si dhe tu shkaktojmë humbje sa më të mëdha në njerëz.Momentet e ndarjes me Salihun ishin pikërisht në Rrasë të Koshares. Me sa di unë Saliu më tha se do të shkojë deri në Padesh – Papaj që të marrë përforcime ngase edhe më tej ishim në numër të pamjaftueshëm për të lëvizur pozicionet. Sipas vlerësimit tonë vetëm Saliu ishte ai që mund të sillte përforcime të reja në Rrasë të Koshares pasi që ishte i dashur për të gjithë ne ku kishte përkrahjen e pjesës dërmuese të ushtarëve dhe të Komandës Shtabore të GO-3. Ishte një ndarje e zakonshme pasi që ne COBRAT e dinim se Saliu do sillte përforcime dhe do të kthehej prap në Rrasë të Koshares.Saliut iu pat pjekur në kokë premtimi i Agim Rmadanit që ma pati bërë mua se pas thyerjes së kufirit, të parin do më dekoroi me revolen më të mirë, premtim i cili nuk u realizua kurr pasi që Agimi ra dëshmor. Këtë amanet të Agimit donte ta plotësonte Saliu. Në takimin e fundit më tha se premtimin e Agimit do e realizonte ai.

Nisja për në front dhe një bisedë me radiolidhje me Antonin

Diku rreth mesditës jemi nisur në kolonë për një, kemi marrë distancën e mjaftueshme dhe jemi munduar të arrijmë në cak sa më parë, edhe pse terreni ishte i thyer, i mbuluar me borë, bile-bile në disa pjesë ishte niveli i borës me smete deri në 2 metra. Derisa ne po i afroheshim pozicioneve serbe u dëgjuan breshëritë e të gjitha llojeve të armatimit mbi pozicionet tona te Rrasa e Koshares, në drejtim të Kroit të Batushës e deri në Bjeshkët e Gomureve dhe granatimet nga ushtria serbe. Pasi që ne kishim arritur në afërsi të pozicioneve serbe në Oplaz dhe dëgjoja bisedat e komandantëve tanë përmes radiolidhjes, por nuk dëgjohej zëri i Saliut, edhe pse tentova që të kontaktoj drejtpërdrejt me të, pasi që nuk e dija se si ishte gjendja faktike në vijën e mbrojtjes, vendosa të lidhem me Antonin. Antoni në radiolidhje nuk më komunikoi asgjë, por insistoi nga unë që të kthehem në pozicionet ku zhvilloheshin luftimet. Unë e njoftova Antonin se iu kemi afruar pozicioneve serbe dhe mendojmë që ti sulmojmë sa më parë që është e mundur, mirëpo Antoni prap insistoi që të tërhiqemi nga ajo detyrë dhe ti kthehemi në përkrahje forcave tona te Rrasa si dhe më pyeti se për sa kohë mund të arrijmë lart.. Unë mendova se mund të arrijmë për gjysmë ore, mirëpo Xajë Çela më tha se për të arritur këtu kemi bërë më shumë se një orë, e për tu kthyer prapa e për tu ngjitur lart na nevojitet më shumë kohë. Këtë gjë ia thash Antonit përmes radiolidhjes, e ai më tha se me rëndësi është që të ktheheni, ku edhe ashtu vepruam. Ne te Rrasa arritëm pa u errësuar, pa pushuar fare. Rrugës për në Rrasë kemi hasur në dy mina të vendosura anti-tank, që mendonim se i kishte vendosur ushtria serbe dhe nuk e dinim edhe sa të tjera mund të jenë. Detyrën për deminimin e minave me vullnetin e vet e pranoi një ushtar e ne të tjerët i zumë pozitat e sigurta. Për një kohë shumë të shkurtë ushtari e përfundoi detyrën me sukses dhe erdhi me mina në dorë.

Mbërritja në Rrasat e Koshares/ Fadil Hadërgjonaj nuk më tregoi se ish vrarë Salihu, por më foli për një ushtar të rëndësishëm

Posa arritëm te Rrasa një nga ushtarët tanë që gjendej në vijën e mbrojtjes tha se këto mina i kemi vendosur ne që ti pengojmë mjetet e motorizuara të ushtrijes serbe. Të shtënat sporadike dëgjoheshin akoma edhe pse luftimet e mëdha kishin filluar të pushonin.Menjëherë kërkova nga ushtarët që të dijë se ku është Sali Çeku -Veterani, pasi që më duhej që të koordinohem për luftimet e mëtutjeshme, por asnjëri nga ushtarët nuk e dinte se ku ndodhej ai. Një ushtar më tha se këtu gjendet Komandant Bjeshka për të cilin ishte hera e parë që dëgjoja dhe pasi e takova e kuptova se bëhej fjalë për Fadil Hadërgjonaj të cilin e kisha takuar më herët në zyret e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë i cili nuk ishte pa më parë nga ne Cobrat në Rrasë të Koshares. Kontakti im i parë në zonën e luftës me Fadil Hadërgjonajn nuk ishte edhe aq i këndshëm, pasi që e vërejta se ai nuk ishte i informuar sa duhet rreth rolit tim në Betejën e Koshares dhe dukej disi i hutuar. Përderisa unë e pyesja Fadilin se ku ishte Sali Çeku, ai më tha, lëre Saliun ai ka shku në Tiranë, ku prap e perseriti se ai ka shkuar në Tiranë në një detyrë të rëndësishme, si dhe me një zë bukur të lartë kërkonte që të bëj tërheqjen e një ushtari të rëndësishëm i cili kishte rënë dëshmor.Edhe pse ishte mjaft e dhimbshme për mua që trupi i një ushtari kishte mbetur pa u tërhequr, mua ma humbi kontrollin fjala e Fadilit “ushtar i rëndësishëm” dhe i thash se unë e refuzoj detyrën, ngase nuk e paskam ditur se në mesin tonë ka ushtarë të rëndësishëm dhe të parëndësishëm dhe kështu përfundoi biseda jonë pa u kuptuar mes veti, po ashtu ia bëra me dije Fadilit se unë i raportoj drejtpërdrejt Komandant Rrustem Berishës dhe i marr detyrat nga ai pas vrasjes së komandant Agim Ramadanit nga askush tjetër ku me ju të tjerët nuk e përjashtoj koordinimin dhe bashkëpunimin tim pë të zhvilluar një luftë të suksesshme, por Ti…. pasi ta mësosh rolin tim dhe të mos ma ngritësh zërin atëher mundë të më drejtohesh.Ne Cobrat pas bisedës kemi ngrënë darkë ate qka kishte mbetur po jo qka kishin ngfren ata qe qendronin në bunkere dhe më pas kemi shkuar te tenda e improvizuar nga najloni për të pushuar për të nesërmen.

Mëngjesi i 20 prillit/ Plagosja e Xajë Çelës “Kosovës”

Si çdo mëngjes para se të fillonim luftimet, hanim kaftjall në afërsi të pozicionit-bunkerit ku qëndronte Fadili. Per habi sikur kishte harruar qka i kam then Fadilit, ai insistoi përsëri me fjalor të ngjashëm që ta pranoj detyrën që ta tërheq ushtarin në fjalë dhe më tha se a donë a s΄don me krye këtë detyrë, e unë i thash se përgjigjen ta kam dhënë mbrëmë, ushtarin mund ta tërheqësh me kë të duash, por jo dhe me mua.Kur Fadili kuptoi se unë kurrsesi nuk do kyçem në atë detyrë, insistoi që Xajë Çelën “Kosovën” dhe ushtarët tjerë që i kisha unë ti marrë me vete ndërsa unë me një numër të ushtarëve vazhdova për në mbrojtjen e vijës së parë djathtas nga Kroi i Mehmetit ku Fadili këtë ditë kishte në mbështetje nga distanca po thuaj se tërë artilerin, mitralezat e rendë dhe snajperist e në kontakt me Antonin, Rrustemin e tj. Tërë ditën u zhvilluan luftime të ashpra nga të dy anët, granatime nga artileria e rëndë dhe e lehtë serbe.Në këtë ditë me ushtarët që i kisha me vete nuk pata as të vrarë e as të plagosur, e në mbrëmje dëgjova se më ishte plagosur Xajë Çela në tentim për tërheqjen e trupit të ushtarit të rëndësishëm të vrarë një ditë më parë, që të nesërmen e kuptova se bëhej fjalë për Sali Çeku.Xajë Çelën dhe COBRAT tjerë i konsideroja si krah të djathtë timin. Plagosja e Xajës ishte lajm i hidhur dhe më shkoi nëpër mend se mund të vritem ose të plagosem dhe unë, atëherë vendosa që të emëroj zëvendësin tim, të drejtë që e kisha vetëm unë dhe në këtë pozitë e emërova Arben Sejdiun nga fshati Shishman – Komuna e Gjakovës, të cilin e kam pasur afër më së gjati gjatë luftimeve në Koshare. Për habi pasi arriti Fadili dhe një numër i ushtarëve tanë në javen e parë të udhëheqjes së tij ne patëm të vrarë dhe plagosur në perqindje numer edhe më të madh se javen e parë të luftimeve në Rrasë të KosharesNata kaloi si zakonisht me granatime sporadike dhe aty-këtu ndonjë ndezje e zjarrit nga armë të lehta. Këtë strategji armiku e zhvillonte çdo natë me qëllim që mos të na linte që të pushojmë, por ne ishim mësuar tashmë me këto gjëra.

Mëngjesi i 21 prillit/Tërheqja e trupit të Salihut

Mëngjesi i 21 prillit ishte diçka më i qetë. Rreth orës 7 erdhi kuriri i Fadilit – Bjeshkës i cili na njoftoi që të përgatiteshim për ditën e sotme. Po sa arritëm te Fadili vërejta se sot ishte më i qetë dhe më i kuptueshëm dhe afërt, duke ngrënë mëngjes më tha: Cobra a mund të bisedojmë diçka unë dhe ti? E unë i thash se po, e ai më tha se bisedën duhet ta bëjmë vetëm ne dy, e unë e ndjeja se Fadili nga unë do të kërkonte që të bëjmë tërheqjen e ushtarit të rëndësishëm… ku pasi tregoi një butësi dhe një kulturë unë veq në vete mora vendim për terheqjen e trupit të ushtarit…..e ku nga Fadili kuptova lajmin e hidhur dhe të dhimbshëm se ishte vrarë Sali Çekaj dhe natyrisht se e pranova me shumë dhimbje dhe me një energji që më erdhi nga brenda e pyeta Fadilin se a edhe Saliun na e vranë si ministrin në Tiranë?! Ai Fadili më tha se Saliu nuk është vrarë në Tiranë po Saliu është ushtari për të cilin po insistoi me terhequr.Unë e krijova një hidhërim brenda vetes dhe i thashë Fadilit se si ke mundur ta mbash fshehtë këtë nga ne COBRAT. Ai më tha se tashmë kjo gjë ka ndodhur, por a do e pranosh detyrën për tërheqjen e Saliut pasi ai kishte humbur shpresat për tërheqjen e trupit të tij. Unë i thash se e pranoj këtë detyrë me gjithë dëshirë dhe ai u ndje shumë më i rehatuar dhe na tha që të përgatiteshim në mbrëmje për tërheqjen e trupit. Unë u befasova dhe i thash si në mbramje dhe nuk pranova që ta tërheqim në mbrëmje, por menjëherë, sepse më vonë nuk jemi të sigurt se a do e gjejmë trupin e tij në atë vend dhe çdo minutë mund të na kushtojë. Fadili më pyeti se sa ushtarë më duhen për tërheqjen e trupit të Saliut, e unë i thash se më duhen katër, por pasi qe nga COBRAT i kam Arben Sejdiun, Isni Ramën – Raketën, Jeton Pajazitin dhe Afrim Siraniqin mi jepni edhe dy ushtarë të mirë të Abaz Thaqit, ushtar që ishin ditën e rënjes së Saliut me të.Pasi u bëmë 5 veta me mua, ai na tha që të niseshim tash, unë qesha dhe i thashë se ku të nisemi kur asnjëri nga ne nuk e di vendin se ku gjendet trupi i ushtarit të vrarë pasi duhej t[ mbetej edhe me tej se kjush i pa njohur ushtari i vrar për të tjerët. Krejt kjo bisedë bëhej mes meje dhe Fadilit pasi që para tjerëve nuk e përmendnim emrin e Saliut që të mos bjerë morali i ushtarëve.Arben Sejdiu dhe Isni Rama më thanë se nëse ti komandant e vlerëson se duhet të vijmë në tërheqjen e ushtarit të vrarë, atëherë patjetër se do të vijmë, sepse ne marrim urdhra vetëm nga ti e sa i përket qka thot Fadili as që lëvizim vendit se një ditë më par me të u plagos dhe Xaja. Unë ju thashë se ne jemi më të mirët dhe më të përgatiturit për situate të këtilla kështu që do të shkojmë për ta tërhequr trupin e ushtarit. Fadili më tha se do shkojë ti gjejë një apo dy ushtarë që kanë qenë diten kur është vrarë Saliu dhe të ju orientojnë përafërsisht se ku gjendet trupi i Tij. Kaloi gati një orë dhe Fadili u kthye nga vija e parë i vetmuar dhe tha se as një ushtarë që ka qenë atë ditë me Salihun nuk gjendet sot në luftime.Unë e pyeta Fadiln se ti “Bjeshka” a ishe atë ditë në luftime me Saliun, e ai më tha se po. Unë i thash se pse atëherë nuk vjen me ne që të na orientosh dhe ta kryejmë tërheqjen sa më parë. Fadili tha prit pak shkoi deri te bunkeri po sa u kthye vendosi që të vijë me neve dhe u nisëm menjëherë. Fadili e gjeti orientimin sipas gjurmëve të ushtarit tan të plagosur e i cili posedonte pushken snajperike 12.5 mm, për të cilin kisha informatë se i kishte mbetur në pozicion snajperi dhe një revole gjatë tërheqjes i kishte rënë diku në borë.Unë pasi që rashë në gjurmët e atij snajpersiti, vendosa që të shkoj deri në pozicionin ku ai ishte plagosur, e gjeta armën snajperike, u dhashë shenjë të tjerëve se e gjeta dhe e vendosa pranë një ahu që pasi ta tërhiqnim trupin e Saliut, vet të kthehem ta merrja armen. Atë ditë koha ishte me mjegull e cila herë ngrihej e herë e herë bie e që na mundësonte ofrimin më të lehtë dhe pa u vërejtur nga armiku, pasi që trupi i Saliut gjendej në një pozicion të vështirë, ngase forcat serbe gjendeshin edhe në anën e poshtme, përball dhe në anën e sipërme.Duke lëvizur hasa edhe në një radiolidhje me model të veçantë që e gjeta në borë e ne nuk posedonim të tilla. Radiolidhjen e vendosa në xhep.Kur Fadili vlerësoi se jemi afër Trupit ne shtuam kujdesin nderrmorum masat e sigurisë dhe për Fadilin ku kemi vazhduar që të afrohemi në atë pozitë me kërcime hap pas hapi prej ahut në ah. Duke u afruar kishim marrë formën e trekëndëshit po sa u ofruam te trupi i Saliut ishte në rend për të lëvizur Jeton Pajaziti nga fshati Dobrosh i Gjakovës i cili ka ba lëvizjen përreth trupit dhe është vendosur diku 10 m përtej trupit të Saliut dhe ka qëndruar i gatshëm për hapjen e zjarrit mbi forcat serbe po që se vërehemi më pas ka lëvizur Isni Rama – Raketa te trupi i shtrier që ka qenë i shtrirë në xhoks, e ka kthyer në shpinë, e ka puthur në ballë dhe duke lëshuar zëra të ulët pasi i kishim dhjetra metra forcat serbe dhe ka thënë “kuku na e paskan vrarë komandant Saliun”. Njëri nga ushtarët e ka zbrazur çantën e vet me qëllim që të gjitha gjësendet që gjendeshin në xhepat e Salihut ti fusim në të. Gjersa ne merreshim me trupin e Saliut, Fadili e kishte marrë pushko-automatikun e prodhimit jugosllav me kundak të drurit të cilin Saliut, e pastronte nga dëbora, i frynte me gojë dhe e vendosi në krahun e vet cka më habiti sjellja e tij.Në xhepin e këmishës së Salihut gjendeshin 100 marka gjermane dhe unë propozova që të bëjmë një procesverbal dhe ato para ti ja dërgojmë familjes së Isni Ramës që gjendej në Kroaci dhe që e mbante Kryqi i Kuq e pas luftës t’ia dorëzojmë procesverbalin familjes së Salihut. Fadili tha që gjithçka që gjendet në trupin e tij duhet t’ia dorëzojmë familjes, por unë ende nuk e di se a ia ka dorëzuar ai pushkën e Salihut familjes së tij. Isni Rama qante me zë të ulët dhe nuk arrinte ta kontrollonte veten nga dhimbja e unë e kapa Saliun për jeleku të tij e i thash Isniut kape edhe ti më shpejtë që ta tërheqim në zonë të sigurt. Afro 300 metra e kemi tërhequr nëpër borë ne dy, ku une iu thash se ju mund të vazhdoni me terheqjen e trupit të Saliut e unë do kthehem ta marr snajperin.

Ushtarët tanë shtinë me rafall drejt meje duke kujtuar se isha ushtar serb

Po sa e morra armen snajperike kam vazhduar rrugën për te shokët e në ato moment më fishkëlluan 3-4 plumba afër kokës. Unë mendova se ishte ndonjë breshëri qorre e armikut , por kur u hap edhe një rafall ndaj meje , pashë se ushtarët tanë që gjendeshin në mbrojtje të vijës së parë po shtinin në mua. Unë me gjithë pajisjet që i kisha në trup fillova të vrapoj që të futem sa më thellë në territorin që i kishim liruar e ata dëgjoheshin duke thënë së një ushtar i shkive u fut në pozicionet tona. Unë u ndala pran një ahut të madh u vendosa në anën e poshtme, snajperin e lash në anën e majtë e armën time personale në anën e djathtë dhe e nxora shpejt radiolidhjen dhe kam kërkuar që Bjeshka të lajmërohet për COBREN. Bjeshka është lajmëruar dhe i kam thënë se ushtarët tanë janë duke shtënë në mua dhe kërkoj që menjëherë ta ndërpresin zjarrin. Përmes radiolidhjes kam dëgjuar zëvendësin tim Arben Sejdiun që i fyente ushtarët që shtien në mua dhe vrapoi që ti pengonte.Ky aksident kaloi pa pasoja, gjëra që ndodhin në çdo luftë dhe as që jam interesuar të di ndonjëherë se cilët ishin ushtarët që kanë shtënë në mua. Prapë u ofrova te trupi i Salihut që ishte i vendosur nën pisha që ushtarët tjerë të mos e kuptonin se edhe Saliu ishte vrarë. Pas të shtënave të gabuara nga ushtarët tanë në mua, menjëher forcat serbe filluan që ti granatojnë pozicionet tona. Gjatë granatimeve ne u vendosëm nëpër pozicione dhe nuk bëmë asnjë lëvizje. Në ndërkohë erdhi njësia për tërheqjen e Trupit së Salihut, Këtë ditë nga Rrasa vërejta Ramë Marajn dhe Mensut Ademin i cili më tha se ishin per të marr disa gjera lart te bunkeri i Fadilit, gjithashtu arriti në Rrasë të Koshares me furnizim dhe Sokol Godeni dhe një Llapjan me të e ne Cobrat u kthyem në mbrojtje të pozicioneve tana krahu i djethët nga Kroi i Mehmetit deri nperfundim të malit që kufizohej me Gomuret.Pasdite u zhvilluan luftime të ashpra pasi që forcat serbe çdo herë tentonin që ta kthenin territorin që ne e kishim nën kontroll. Pasi që brenda njësisë më ishin bashkangjitur ushtarë të rinj ne atë ditë nuk patëm asnjë humbje humbje ku armikut serb i shkaktuam humbje në njerëz.Ky ishte rrëfimi im në pika të shkurtra për të cilin e dëshmojnë dhe ushtaret e gjalle per qdo ditë veq e veq, pasi që më gjersisht mbetet ti botoi në libër.