.. “Takim me te panjohuren…” !!!!

03.07.2020 17:00:49

Nga: Pirro Minella

….E pashe keto dite perseri ne Tirane, ne lagjen e saj. Ate te panjohuren, misteriozen, ate te padukshmen, por te njejten ndjesi me la si edhe atehere kur e shikonim shpesh ne rruget e lagjes tone e mbeshtjelle me nje mister. Nje cupe e bukur ne rritje, ne vitin e dyte te gjimnazit tone, ajo detyronte cunat te ndalnin nje cast jeten e tyre dhe te ndiqnin silueten e saj te qete, qe bariste, sikur vetem ajo ekzistonte. Nje trup me permasa drejt perfeksionit, me supet aq te brishta te vogla, te mbuluara nga floket e bute te verdhe, por trupin e kishte te mbushur, poshte pantallonave te ngushta, qe kishte qejf te vishte dalloheshin format e bukura te kofsheve te saj. Kishte nje zakon qe i perthyente fundin e pantallonave xhins. Nuk vishte kepuce me taka te larta, por me take katrore. Pelqente ndryshimin e ngjyrave, sidomos i pelqente ngjyra e zeze ne kontras me ato floket e buta bionde. me ondet e saj te bukura, me buklat, qe gjithkush kishte endje tja perkeledhte pak. E heshtur, jo shume e shoqeruar, me nje fytyre teper te lemuar, por e terhequr ne mendimet e saj, brenda botes qe kishte ndertuar ajo. Nuk i tregonte hiret e saj qe cdo dite plotesoheshin me bukur. Nuk donte te ishte provokuese ne syte e meshkujve, ne lakmine e syve te tyre Asnje hisori nuk u perfol per ate te panjohuren. Vetem nje nga cunat u mburr nje dite se kishte patur rastin ta perqafonte vetem njehere rrembimthi dhe e kishte puthur ne faqe. Pastaj nuk e pame me. Nuk na dilte ajo femer e bukur me ate ecje aq te qete. Dikush u interesua dhe morrem vesh se ajo ishte martuar ne nje qytet tjeter. Dhe ja perseri u rishfaq ne lagjen tone. Me serioze se me pare, ne shoqerine e dy cunave ne rritje, qe sic duket e dinin forcen e nenes se tyre te bukur nuk i ndaheshin, xhelozia e cunave ne rritje per nene e tyrete bukur dihet. Kur e pashe per here te pare ne lagje pas shume vitesh e fotografova me kujdes. Bionde me onde, e veshur me nje pellush ngjyre kremi te celur, Ne gushen e saj dallohej nje gjerdan i holle floriri me ate kryqin e vogel. Kishte veshur pantallona te zeza te ngushta dhe per cudi perseri fundi i tyre i perthyer. Ne doren e majte kishte dy unaza, njera rrethi i unazes te marteses. Thonjte i kishte lyer me nej ngjyre te celur shume, doren e djtahte ne xhep, kur canta e bukur i hijeshonte doren e majte. Zyset i kishte te nje marke teper te shtrenjte. Nje veshje elegante teper e bukur dhe teper e shtrenjte. Binin ne sy buzet e lyera me te kuq te ndezur qe jepnin ne konstras me fytyren e bardhe me lekure aq te lemuar dhe me floket bionde. Perseri e heshtur ne boten e saj. Ne i therrsinim dikur zonjushja melankolike, qe nuk fliste shume degjonte, por vendimet i merrte personalisht vete pa asnje ndikim, ishte e heshtur dhe e prere shume …Kur kaloi afer parfumi i saj kishte nje arome te vecante. Me kaloi shume prane, as koken nuk e kthehu ajo e mistershmja e dikurshme, tani nje Zonje e bukur, por perseri e panjohur…..