Takimi i ardhshëm i Hashim Thaçit me Vuçiqin vetëm vazhdimësi e pazareve në dëm të Kosovës

20.06.2018 11:25:21

Nga Rexhep Kastrati

Këtë javë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq do të takohen për të shumtën herë gjatë këtyre vieteve. Siç dihet këta dy janë takuar hapur dhe tinza shumë herë gjatë viteve dhe pas çdo takimi kanë pjellë pazare të ndryshme, madje edhe të tilla që kanë të bëjnë qoftë me rregullimin e brendshëm të Kosovës, qoftë edhe me integritetin e saj territorial.

Për dallim nga herë të tjera, tashmë po i mëshohet shumë faktit se do të ketë ndryshime kushtetuese për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, e që do të thotë se Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive.

Këtë jam duke e thënë që disa kohë se do të ketë ndryshime kushtetuese në formën e pazareve tipike: ndryshime kushtetuese për Asociacionin, për ndryshime kushtetuese për FSK-në, pasi që ka shumë të dhëna se këto janë pazare që janë bërë qysh më 2013 apo edhe më herët dhe gjithë procesi ilegal i negociatave Thaçi – Vuçiq ka pasur dhe ka të bëjë pikërisht me krijimin e një “Republika Srpska” në Kosovë.

Të kujtojmë se më 2013, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq kanë pas nënshkruar të ashtuquajturën Marrëveshje të parë ndrëkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve Kosovo – Serbi, e në të cilën ishin vënë themelet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Dhe atë kohë ishte themeluar edhe Lista “Srpska” si forca politike serbe që do të jetë në funksion të themelimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht në seancën në të cilën do të duhej të miratohej një Rezolutë në mbështetje të marrëveshjes së 19 prillit 2013, Sabri Hamiti kishte thënë qartë se kjo marrëveshje do të thoshte autonomi për serbët e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e kontrolluar nga Hashim Thaçi nëpërmjet Enver Hasanit nuk ishte shprehur për këtë marrëveshje, me arsyetimin se ajo ishte marrëveshje ndërkombëtare, dhe të njëjtën e kishte shpall pjesë të korpusit legjislativ të Kosovës.

Ato që do të duhej të thuheshin për këtë marrëveshje, Gjykata Kushtetuese do t’i thotë më 2015 për marrëveshjen e 25 gushtit 2015, duke vënë në spikamë pikërisht dobësitë dhe frymën kundërkushtetuese të marrëveshjes së 19 prillit 2013, pasi që marrëveshja e 25 gushtit 2015 ishte hartuar në bazë të asaj marrëveshjeje.

Më 2014, Lista “Srpska” kishte shprehur qëndrimin se do të krëkonte që një brigadë e FSK-së të jetë e përbërë nga serbët dhe për komunitetin serb, duke bërë të qartë se ajo listë do të kërkonte ushtri për serbët e Kosovës.

Po atë kohë, Hashim Thaçi kishte akuzuar Isa Mustafën dhe LDK-në se me mosdhënien e pëlqimit për vendet e rezervuara për komunitetet joshqiptare, kishte prishur konsensusin që serbët kishin dhënë për ndryshimet kushtetuese. Këtë akuzë, hashim Thaçi dhe të tjerë e kishin përsëritur vazhdimisht, madje edhe kur Hashim Thaçi pat dal me nismën ligjore për FSK-në, e që ishte bashkërenduar me Aleksandër Vuçiqin, por jo me kryeministrin Mustafa dhe me aleatët tanë: SHBA-të dhe NATO-n.

Më vonë, medie gjermane do të dekonsirpojnë takimin sekret ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, e në të cilin ishin marr vesh edhe për shkëmbim territoresh.

Pra, gjatë viteve ishin vënë bazat e pazareve të ndryshme në dëm të Kosovës dhe të rregullimit të saj juridiko-kushtetues, duke u përvijuar gjithnjë e më shumë strukura reale e një Asociacioni me komeptenca ekzekutive dhe ndërlidhja e saj me transfomimin e FSK-së në FA.

Gjithsesi, është e vërtetë se e ashtuquajtura Marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve nëdmrjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë më komplekse, sepse do të përfshijë të gjitha pazaret e gjertanishme edhe në aspekte të tjera, siç janë politike, sociale, kulturore, historike, fetare etj., dhe Kushtetuta e Kosovës nuk do të preket thjesht për çështjen e Asocoacionit dhe të FSK-së, por edhe për të gjitha çështjet në interes të serbëve dhe të Serbisë, e që ka të bëjë edhe me trashëgiminë historike, fetare, kulutore, në bazë të të cilave do të forcohet pozita e Serbisë në Kosovë.

Vëmendje duhet t’i shtohet çështjes së kishave që me Pakon e Ahtisarit i janë falur Kishës Ortodokse Serbe dhe përbëjnë një shtet brenda shtetit dhe që ruajnë autoritetin kishtar dhe shtetëror të Serbisë në Kosovë, e që me me të ashtuquajturën Marrëveshje përfundimtare, mund të jenë nën autoirtetin e Asociacionit, duke e ndërlidhur këtë të fundit me Serbinë.

Në aspektin e pasurisë minerare dhe të pasurisë tjetër, duhet pasur vëmendje të shtuar pasi që me të drejtën për të krijuar kompani ekonomike, Asociacionit mund t’i mundësohet ndikim dhe të drejtë mbi “Trepçën”, “Gazivodën”, por edhe në pasuri të tjera minerare që gjenden sidomos në veri.

Çështja e operatorit telefonik dhe e kompanisë energjitike, janë çështje të tjera që duhet parë me vëmendje, sepse ka mundësi që ky operator të mos jetë i përkohshëm, por i përhershëm, ashtu sikurse kompania energjitike të mos jetë fare pjesë e sistemit energjitik të Kosovës, përkatësisht të ketë vetëm një lidhje të dobët formale, por që në praktikë të veprojë si komapni më vete nën autoritetin e Asocaicionit. Operatori telefonik dhe ai energjitik do të mund të kishin pretendime pronësore në veri dhe në tërë Kosovën, ashtu siç janë shprehur zyrtarë dhe përfaqësues të ndryshëm serbë.

Po ashtu, një vëmendje duhet t’i shtohet edhe çështjes së territorit, përkatësisht të pronsësisë së territorit që përfshihet në kuadër të Asociacionit. Pra, territori në kaudër të Asocaicionit a është nën autoritetin e tij, apo të Republikës së Kosovës.

Një çështje me shumë rëndësi është edhe çështja e lidhjeve të Asociacionit me Serbinë, përkatësisht a do të jenë të dobëta, apo shumë të forta, në kuptimin e autoritetit administartiv dhe legjislativ. Edhe me Pakon e Ahtisarit, lidhja e komunave me shumicë serbe me ato të Serbisë është mjaft sinjifikative, por me të ashtuquajturën Marrëveshje përfundimtare, këto lidhje a do të mbesin në nivelin që janë, apo do të forcohen.

Duhet të theksojmë se edhe pse formalisht janë mabjtur zgjedhjet edhe në komunat në veri të Kosovës, megjithatë, në institucionet atje mësohet sipas planprogrameve të Serbisë, dhe meqë edhe me Marrëveshjen e 19 prillit 2013, kjo çështje është nën autoritetin e Asociacionit, a do të vazhdojë që legjislacioni i Serbisë për këtë sektor të jetë i zbatueshëm nën autoritetin e këtij Asociacioni?

Në këtë kontekst, është e qartë se edhe takimi i radhës ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit gjatë kësaj jave, duhet parë me shqetësim dhe në vazhdën e një procesi ilegal negociator ndërmjet tyre që kalon edhe formatin e procesit negociator në Bruksel.

Është shqetësues fakti se ky takim tashmë do të realizohet në bazë të ftesës së Federica Mogherinit, e që do të thotë se BE po shmanget nga parimet fillestare të negociatave për moskrijimin e nivelit të tretë të pushtetit në Kosovë, dhe kështu të legalizojë një proces negociator ilegal dhe paralel me negociatat në Bruksel.

Në këtë kontekst, duhet parë edhe mundësinë që e kam shprehur më shumë sëe një herë, që edhe liberalizimi i vizave të ndërlidhet me çështjen e Asociaconit, dhe kjo çështje të mos kryhet derisa nuk miratohet dokumenti themeltar i Asociacionit.