Takimi i Kadri Veselit me shefen e re të Zyrës së BE-së në Kosovë, shtyhet për më vonë

13.09.2016 10:34:51

Takimi i planifikuar për sot në orën 10. 30 ndërmjet kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe shefes së re të Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është shtyrë.

Njoftime nga Kuvendi i Kosovës, bëjnë me dije se ky takim do të zhvillohet të premten. Arsyet e shtyrjes së këtij takimi nuk bëhen të njohura.