Takimi Merkel, Putin, Holande dhe Poroshenko: Merkel dhe Holande kanë dënuar sulmet ruse dhe siriane në Aleppo

20.10.2016 11:32:08

Në takimin e mbajtur dje, ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit urs, Putin, presidentin francez, Holande dhe presdentit ukainas, Poroshenko, është diskutuar për çështjen e Ukrainës, dhe është vlerësuar se marrëveshja e Minskut, mbetet edhe më tej bazë për paqe.

Kancelarja Merkel, në këtë takim të përbasshkët ka thënë se sa i përket paqes në Ukrainë ” nuk është arritur mrekullia”, bën të ditur BBC, përcjell fokusi.org

Ajo ka kujtuar se të gjitha palët kanë pranuar që të vizatojnë hartën e rrugës për implementimin e Marrëveshjes së Minskut për paqe.

Në këtë takim, kancelarja Merkel, presidenti Putin dhe presidenti Holande kanë diskutuar edhe për Sirinë.

Kancelarja Merkel ka thënë pas takimit se ajo dhe presidenti Holande ka pasur “bisedime të vështira” me Putinin.

Të dy kanë dënuar sulmet ajrore të Sirisë dhe të Rusisë në Aleppo, bën t ëditur më tutje BBC, përcjell fokusi.org