Takimi në Tiranë? Greqia: S’kemi ftesë zyrtare nga Turqia, por do pranonim nëse.

11.01.2021 17:02:28

Ministria e Jashtme greke ka treguar gatishmërinë e saj të ulet në tryzë me palën turke në Tiranë.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Ministrisë së Greqisë, shkruhet se Greqia nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për tu bashkuar në bisedime, por është e gatshme ta bëjë atë nëse e merr një ftesë.

“Përsa na përket, pala greke është e gatshme të ulet në tryezën e bisedimeve për të diskutuar çështjet mes dy vendeve,në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit,”- përfundon deklarata e ministrisë të jashtme greke.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i ofroi Greqisë të uleshin në bisedime për ndasitë e tyre për detin në një konferencë për shtyp. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama e ka ftuar në Tiranë dhe pret që të takohet edhe me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Takimi, shtoi ai, do të zhvillohet brenda Janarit.