Takohen Haradinaj dhe Kosnett: A ka ultimatum të ri për 100 përqindëshin?

03.04.2019 12:57:20
Haradinaj ka pritur në takim Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

“Diskutuam për sfidat dhe punën e përbashkët në avancimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Kosova dhe ShBA qëndrojnë të përkushtuara në partneritetin dhe miqësinë në mes të dy popujve”.

Haradinaj ka njoftuar se takimi i sotëm me Kosnett është prej takimeve të tyre të rregullta.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar në vazhdimësi largimin e taksës 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Sido qoftë Haradinaj nuk ka dëgjuar fjalën e tyre pasi thotë se deri në njohjen e Kosovës si shtet nga këto dy shtete, taksa do të qëndroj.

Megjithëkëtë Haradinaj sot nuk ka bërë të ditur nëse u është kërkuar një gjë e tillë.