Takohen Haradinaj dhe Meta, flasin për temat e interesit kombëtar

02.03.2019 17:45:09

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për temat e interesit kombëtar.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Besëlidhja e Lezhës frymëzim për ecjen tonë përpara.

“Bisedë e sinqertë me Presidentin Meta për temat e interesit kombëtar”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, në Lezhë, është mbajtur një aktivitet me rastin e 575 vjetorin e Kuvendit të Lezhës.