Takohen Isa Mustafa dhe Albin Kurti

13.08.2019 12:05:58

Dy krerët e partive opozitare, LDK dhe LVV, janë takuar në një nga restorantet e kryeqytetit.

Mustafa dhe Kurti kane filluar kohë më parë bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë, e edhe takime për koalicione të mundshme.

Ndryshe më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, dhe disa nga partitë ende nuk i kanë dorëzuar nënshkrimet.

Telegrafi ka kontaktuar përfaqësuesit e këtyre dy partive për të marr një konfirmim zyrtar lidhur me këtë takim, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.