Talebanët vrasin 24 polic afganë

31.07.2016 13:18:01

Sulmet talebane në një lagje në provincën jugore të provincën Helmand kanë lëtë të vrarë të paktën 24 oficerë të policisë gjatë dy ditëve të fundit, ka thënë një zyrtar afgan të dielën, raporton Daily Star.

Kareem Atal, drejtor i këshillit provincial Helmand, tha se betejat mes forcave qeveritare dhe militantëve janë ndezur në qarkun Kanashin nga fundi i së premtes, kur talebanët morën kontrollin.

Luftimet janë përhapur në veri të rrethinave të Helmand, ku militantët kanë në shënjestër pikat e kontrollit dhe kanë vrarë të paktën shtatë policë, tha ai.