Taleski: Kjo është procedurë e imponuar

20.07.2016 13:12:54

Bëhet fjalë për një proces të imponuar dhe nuk mundet në bazë të një inçizimi të bëhet një fushatë e këtillë shpifjesh politike, tha kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski pas daljes së Prokurorisë Publike Speciale (PSP) ku sot u mor në pyetje për rastin “Transporter”, transmeton.

Marrja në pyetje e Taleski zgjati dy orë e gjysmë. Ai në PSP arriti pikërisht në ora 12:00 të ditë me përcjellje të policisë së bashku me avokatin e tij Nikolla Dodovski, por pa pranga.

Nga deklarimet e kryetarit të komunës do të vendoset nëse PSP do të kërkojë zgjatje të arrestit shtëpiak, e cila skadon nesër.

Prokuroria Speciale Publik akuzon Taleskin dhe 22 njerëz të tjerë në lidhje me abuzimin e transportit të nxënësve në Manastir, 360 mijë euro e cila njihet si rasti “Transporter”.