Tali, Haradinajt: I ke pas ministrat më të dobët në histori

21.05.2017 17:39:47
Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Driton Tali ka thënë se Ramush Haradinaj po krekoset me qeverinë përgjatë vitit 2004-2007 edhe pse sipas tij atë kohë ishin ministrat ma të dobët.

“Ti i pate bërë historianët ministra të Tregtisë e Industrisë dhe Energjisë kurse arsimtarët e kimisë ministra të Drejtësisë”, ka shkruar Tali në Facebook duke kujtuar periudhën kur Haradinajt ishte kryeministër, transmeton lajmi.net.

Lexo postimin e plotë:

O Ramush burri mos u krekos me Qeverine 2004 -2007 sepse i ka pas ministrat me te dobet ne histori, sidomos ate te AAK’es, qe i pate zgjedhur vet!!!.

Ti i pate bere historianët ministra te Tregtise e Industrise dhe Energjise kurse arsimtaret e kimise ministra te Drejtesises…

Une keshe je mbledh mend, Ti dosti Jem me keto deklarata vec po kallxon qe je ai ” uki moqem”.