Tallja me fatin tragjik të refugjatëve sirian !

05.03.2020 17:33:51
Nga Adem Bytyçi
Tallja me fatin tragjik të refugjatëve sirian, qoftë nga Turqia qoftë nga BE-ja, është një mëkat dhe shkëlje e të drejtës humanitare dhe të drejtave dhe liriive njërëzore!
Lufta në Siri, me qindra e mija njerëzve të pafajshëm u ka shkaktuar vujtje , dhimbje dhe plagë të pa shërueshme fizike dhe shpirtërore.
Sqenat e refugjatëve në kufirin Turko- Grek, janë të trishtueshme , orvë dhe ditëve të fundit kanë filluar të përdorin edhe armë zjarri forcat kufitare Greke  kundër refugjatëve sirian  në kufirin Turko-Grek ,për t’i mos lënë refugjatet të hynë mrenda kufirit Grek!
Situatën e bënë edhe më absurde  angazhimi edhe i krerëve të BE-së, në përkrahjen e forcave policore kufitare Greke, për t’i zbraps refugjatët sirianë për të mos hyrë në Greqi, ndonëse kufiri Grek njëkohësisht është edhe kufiri i BE-së,sipas tyre!!!
Pra, nuk mbahet mend pas luftës dytë botërore të jenë shkelur në mënyrë kaq flagrante Konventat e Gjenevës për të drejtatë e refugjatëve nga shtetet Europion veq e veqë dhe BE-së, si Union i këtyre shtetëve!
Madje ,madje situatën e bënë edhe më dramatike mos ndërhyrja e orgonizatave ndërkombëtare humanitare për të shpëtuar nga vdekja e sigurt jetratë e mija refugjatëve Sirian, të cilët pa drejtësisht janë lënë në meshirën e fatit të luftës.
Të qarat e fëmijëve, vrasjet e tyre rëndojnë ndërgjegj’jen e njërëzimit e cila duhet të reagojë si as një herë më parë për t’iu dalur në ndihmë refugjatëve Sirian, të cilët janë viktimë e një lufte të pa kuptimt anti njerëzore!