Tanja Fajon e quan punë të mirë miratimin e raportit për Kosovën në LIBE

30.08.2018 11:05:23

E lumtur për miratimin  e raportit të saj për Kosovën, ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën, Tanja Fajon, e cila në një postim në twitter e ka quajtur punë të mirë miratimin e këtij raporti.

“Jam e lumtur që komiteti për Liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) sapo ka miratuar vendimin për të hyrë në negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm për ta sjellë Kosovën më afër Evropës dhe për të thyer izolimin. Punë e mirë, urime!”, është shprehur Tanja Fajon.