Taravari: Në krye të spitaleve, do të zgjidhen profesionistët

25.06.2017 20:20:37

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, premton se do ta luftojë me çdo mjet korrupsionin në mjekëso. Korrupsioni çoi në ndërrimin edhe të drejtorit të neurokirurgjise i cili kohë më parë u burgosë për këtë asrye. Është ndërruar edhe drejtori i onkologjise, i cili ishte i perfshire ne ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Nderrimi i drejtoreve do vazhdoje thekson ministri Traravari por kjo sdo te thote se do te zëvendesohen me aktivistë te partive politike, e persona joprofesional si ka qenë praktikë deri tani.

“E kemi nderruar menyrën e përzgjedhjes së drejtorëve, ata dy drejtor qe i ndryshuam deri tash nuk i ka vendosë ministri por i ka vendosë kolektivi ku punojne ata, në rastin e parë në neurokirurgji kam shkuar në mbledhjen e mëngjesit ku punojne ata. U thash ja zgjidhni, ata kishin konsensus dhe zoti Pankovski u emërua. Drejtori tjeter i onkologjisë, ai ska me edhe kredibilitet për të punuar si punëtor shëndetesor e mos të flasim me si drejtor”, tha Taravari për TVM.