Tash e dy ditë po digjen malet në Mitrovicë (Video)

11.08.2017 15:37:30

Janë bërë dy ditë që po vazhdon djegia e maleve të Mitrovicë, në drejtim të Shalës.

Ndalja e zjarrit sipas një lexuesi të portalit lajmi.net është e vështirë pasi zjarri po kalon nga një kodër në kodrën tjerë. Ai thotë se prej Rahovës zjarri ka shkruar në Rekë, ndërsa rrugë në atë pjesë nuk ka, kështu që zjarri po shuhet më këmbë dhe pompa, shkruan lajmi.net.

Tash e sa ditë po vazhdon djegia e maleve ndërsa ende nuk ka ndo një informacion zyrtarë se sa vatra zjarri ka në nivel të Kosovës dhe a po ja dali të lokalizohen dhe të ndalën.

Lajmi.net do tentoj të marr informacione të tjera dhe do të ju mbaj të informuar.