Tash e tutje vizat amerikane vazhdohen edhe në Kosovë

22.11.2016 15:41:35

Kosovarët tashmë vizat e tyre amerikane mund t’i vazhdojnë edhe në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada amerikane në Kosovë, të cilët kanë njoftuar se tashmë vazhdimi i vizave mund të bëhet edhe në Prishtinë pa shkuar në Shkup.

“Banorët e Kosovës që posedojnë vizat B1 / B2, C, D, C1 / D, I, F, M, O, ose J viza (ende të vlefshme ose që kanë skaduar jo më shumë se 48 muaj më parë) ose vizat E, H, L, P , ose R (ende të vlefshme ose që kanë skaduar jo më shumë se 12 muaj më parë) dhe kanë dhënë një seri të plotë të shenjave të gishtërinjve, janë legjitim për Programin e Ridhënies së Vizave”.

“Aplikantët duhet të jenë në Kosovë në momentin që aplikojnë”.

“Nëse keni vizë valide, nuk duhet të prisni derisa ajo të skadojë para se të aplikoni për një vizë të re”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.