Tash në TV Dukagjini, Adriatik Kelmendi: Bashkim i shqiptarëve nuk mund të ndodhë në këtë kohë (Video)

21.01.2017 22:37:02

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi, po flet tash në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Sipas tij, bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk mund të ndodh në këtë kohë.

Ai kërkon që partitë aktuale politike të reformohen, derisa thotë se shteti ende nuk është funksional.

Kelmendi flet për perëndimin e karrierës politike të Hashim Thaçit dhe tregon se cilave pyetje nuk u është përgjigjur Kadri Veseli.

Në linkun e mëposhtëm, pos këtyre ndiqeni edhe rrëfimin e Adriatik Kelmendit për shitjen e gazetave dhe xhaxhain e tij, Ramiz Kelmedi.