Taulant Balla i përgjigjet Kryemadhit: Po bën opozitën e dikastereve që drejton vetë LSI

25.03.2017 20:39:02

Taulant Balla i është përgjigjur kritikave të bëra një ditë më parë nga deputetja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me fermerët në fshatin Shushicë.

Sipas Ballës, Kryemadhi, e caktuar për drejtimin e fushatës së LSI-së në këtë qark, është duke u bërë opozitë punës së dikastereve që drejton partia e saj.

“Mos ja qani hallin opozitës, të paktën në Elbasan, sepse e ka nisur fushatën. Nuk e di çdo të bëjë në qarqet e tjera, por Monika bën opozitë për dikasteret që janë përgjegjësi e partisë së saj. Monika Kryemadhi shkoi në Shushicë dhe u tha fermerëve që për bujqësinë nuk është bërë gjë, ndërkohë që Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencinë e Pagesave të Fermerëve e ka vetë LSI-ja”, u shpreh ai.