Taulant Balla: PE i kërkoi opozitës të braktisë kursin e rrezikshëm!

28.02.2019 17:53:48

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së përmes një postimi në “Twitter”, ka deklaruar se PE përkrah fuqishëm hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që kanë adresuar mesazhe inkurajuese.

“Parlamenti Europian përkrah fuqimisht hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor 2019. Mirënjohës ndaj mesazheve inkurajuese #TunneKelam @CDPreda @knufleckenstein @JFLopezAguilar @BasBelderMEP @ilhankyuchyuk @MeszericsT”,- shkruan Balla

Në lidhje me situatën politike në vend, socialsiti thotë se PE i dha një mesazh të qartë opozitës, kur i kërkoi të braktisë, atë që e quan kurs të rrezkishëm politik duke iu kthyer jetës institucionale.

“Partia Socialiste mirëpriti përfshirjen e kolegëve tanë të Parlamentit Europian që i kërkuan opozitës të braktisë kursin e saj të rrezikshëm politik, ndalimin e dhunës dhe kthimin në jetën institucionale dhe përfshirjen e tyre në listën e deputetëve për të nderuar mandatin që elektorati u dha atyre”,- shton Balla.

Taulant Balla@taulantballa

2) We @psocialiste welcomed our EP @Europarl_EN colleagues’ involvement in convincing the opposition to abandon its dangerous political course, stop violence & return to institutional life and the next coming on the list MP-s to honour the mandate that the electorate gave them.23:56 PM – Feb 28, 2019