Të bashkuar ta ndihmojmë Shqipërinë!

26.11.2019 12:03:04

Në emrin tim dhe shoqatave pjesë e “Bashkësisë Shqiptare në Zvicër”, shprehim dhimbje e keqardhje të thellë per tërmetin që goditi Shqipërinë!
Me këtë rast shprehim ngushëllimet tona të thella për gjitha viktimat në njerëz!
Shfrytëzoj nga rasti t’ju bëjë ftesë gjitha organizimeve shqiptare në Zvicër, shoqatave, bashkesive fetare, subjekteve politike etj. që me rastin e kësaj tragjedie natyrale, të merremi vesh e të veprojmë të bashkuar për t’i dalur në ndihmë vëllezërve tanë në Shqipëri! Mos të veprojmë secili kokë më veti, por të bashkohemi dhe të veprojmë të bashkuar!
“BASHKËSA SHQIPTARE NË ZVICËR”
“FONDI I QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE NË ZVICËR”
AdlikAdlikerstrasse 255
8105 Regensdorf/ZH
+41 76 388 09 57