Të dashur miq e dashamirë të Lidhjes –për Ndryshimin e Madh!

15.05.2017 16:34:41

Të dashur miq e dashamirë të Lidhjes –për Ndryshimin e Madh!

 

  1. Të gjithë qytetarët e vendit, të cilët nga Lidhja Demokratike e Kosovës – po presin e besa edhe po e kërkojnë me shumë ngulm e me shumë të drejtë, që Lidhja Demokratike e Kosovës t’i prijë një Për-Bashkimit të Madh parazgjedhor – e t’i prijë uljes së egove dhe flamujve individual e grupor – në të mirë të një përbashkimi për një Kosove krejt tjetër nga kjo që e kemi, e në të mirë të një fitoreje në “Zgjedhjet e kërkuara” – mund t’u them se:

– Që nga Kryetari i LDK-ës dhe Kryeministri në detyrë, z. Isa Mustafa, e tutje tek të përmendurit e shumtë për 1-shin e Qeverisë dhe aso për 1-shin e Partisë, e tutje deri tek personeli teknik në zyrat tona të LDK-ës – pra të gjithë ne në LDK – Jemi bërë Një – jemi mobilizuar dhe po krijojmë hapësira të reja, jashtëzakonisht komode, për Partitë e koncepteve, të praktikave dhe vizioneve të njëjta me tonat, të cilat duan të na bashkohen në cakun tonë fisnik, dhe gjithashtu apo veçanërisht, janë krijuar hapësira të reja veprimi, për të gjithë veprimtarët e grupet e shoqërisë civile, intelektualët dhe ekspertet më të dalluar të vendit tone, që ditën e zgjedhjeve – t’krym punë së bashku – qoftë në kuadër të listës së LDK-ës – apo edhe në kuadër të Listës Zgjedhore të Koalicionit – për ndryshimin e Madh…!

Jemi mobilizuar që t’fitojmë verdiktin e qytetarit e sovranit – për ndryshimin e madh, rrënjësorë – pa pas nevojë për koalicione t’pa natyrshme, e të detyrueshme…!?

 

  1. Qytetarët do të kenë një ofertë jashtëzakonisht dinjitoze, për Qeverinë e ardhshme – të përbërë nga individ jo vetëm duarsh të pastërta, por dhe të përgatitur e pajisur me përvojë, shkathtësi e dije nga më bashkëkohoret…

 

  1. Dhe për këtë koncept, Interesimi dhe angazhimi është i jashtëzakonshëm, si asnjë herë më parë. Po bisedohet tejet hapur, me shumë kulture e durim me të gjithë, bash me të gjithë faqebardhët – dhe bashkimi po ngjanë, ashtu siç s’ka mund t’a parashikojë asnjë njeri, as edhe më optimisti…

 

  1. Tashmë, një shumicë dërmuese e shoqërisë aktive kosovare – siç po duket, janë të vetëdijshëm se theqafjen e vendit mund t’a ndalë vetëm një Bashkim i madh, një Bashkim gjithsesi pro Eurpian, një bashkim e mobilizim që na nxjerr faqebardhë, para se gjithash – karshi Vendit e Zotit, e karshi Fëmijëve sikur edhe miqve e dashamirëve të Kosovës sonë – të Pavarur e Sovrane…

 

  1. Fjalën e Lidhjes Demokratike dhe të partnerëve të saj – sikur edhe të gjithë emrave eminent – që i janë bashkuar e po i bashkohen në ndërkohë Lidhjes për Ndryshim, do ta dëgjoni shumë shpejt, dhe do të jeni dëshmitar të një bashkimi fisnik…

 

p.s. Loja e disa tyxharëve të vegjël, ndërkaq – gjithsesi, jo dashamireve të ndryshimit, dhe jo dashamireve të LDK-ës, që përmes krijimit të konfuzionit përmes lansimit të emrave për Kryeministër e tjerëve edhe për Kryetar Partie – po shihet, që është e gjykuar të dështojë keq!

 

Bardhyl Meta, 15.05.2017