Të dëbuarit e Dardanisë, gra e fëmijë, i shkojnë të shtëpia Shpend Ahmetit

26.09.2016 22:44:23

Banorët e dëbuar nga banesat e uzurpuara në Dardani, janë mbledhur para shtëpisë së kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Sapo më vizituan para shtëpisë rreth 30 gra me fëmijë që dikush ju kishte thënë të vijnë. Ju thash edhe sot atë që e kam thënë qe sa vite. Ne kemi përgjegjësi për raste sociale dhe secilin rast të rëndë mund ta ndihmojmë por ne as nuk japim prona, as nuk marrim vendime të gjykatave e as nuk bëjmë ligje. Adresa për ato vendime është tjetërkund”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Ai potencoi se të njëjtën gjë e ka shpjeguar edhe para disa ditësh.

“Sot edhe Gjykata kishte dal me komunikatë ku ka shpjeguar që ky rast është i vendosur në vitin 2008 dhe që tani po zbatohet. Por dikush vazhdon t’i gënjejë disa nga banorët aty duke ju thënë se unë po vendosi se a duhet t’i blejnë ata apo jo apo kam dhënë urdhrin për gjykata e për polici”, u shpreh ai.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Para disa ditëve e shpjegova rastin e banesave nê Dardani. Sot edhe Gjykata kishte dal me komunikatë ku ka shpjeguar që ky rast është i vendosur në vitin 2008 dhe që tani po zbatohet.

Por dikush vazhdon ti gënjejë disa nga banorët aty duke ju thënë se unë po vendosi se a duhet ti blejnë ata apo jo apo kam dhënë urdhrin për gjykata e për polici.

Sapo më vizituan para shtëpisë rreth 30 gra me fëmijë që dikush ju kishte thënë të vijnë. Ju thash edhe sot atë që e kam thënë qe sa vite. Ne kemi përgjegjësi për raste sociale dhe secilin rast të rëndë mund ta ndihmojmë por ne as nuk japim prona, as nuk marrim vendime të gjykatave e as nuk bëjmë ligje. Adresa për ato vendime është tjetërkund.