Të dielën gjithçka gati, logo e “Air Albania” vendoset në stadium

15.11.2019 12:00:08

Prej disa kohësh emri i ri i stadiumit ka qenë një histori më vete. Federata Shqiptare e Futbollit hapi një ankand ku kompani të ndryshme mund të bënin oferta.

Ajo që u pranua ishte e “Air Albania” dhe ish-stadiumi “Qemal Stafa” tashmë do të quhet “Air Albania Stadium”.

Federata do të përfitojë 3.2 milion euro për pesë vitet e ardhshme. Ndeshja e parë në këtë stadium do të jetë ajo pas tre ditësh kundër Francës.