Të dielën ndryshon ora

24.10.2020 10:58:50

Ashtu si çdo vit, java e fundit e tetorit, sjell me vete ndryshimin e orës. Të dielën, (nesër) do të ndryshohet ora, për një orë prapa.

Në momentin kur ora do të shënojë 03:00, akrepat duhet të kthehen për një orë mbrapa, në ora 02:00.

Në këtë mënyrë rikuperohet ora “e humbur” në fund të marsit duke vijëzuar orët me lëvizjen e diellit.

Në mëngjes mund të flini për një orë më shumë, por do të humbë një orë dritë natyrale në mbrëmje.