Të dy komandantë të luftës, por Haradinaj s’e kishte takuar asnjëherë Adem Jasharin

14.09.2019 19:34:12

Ish komandanti i UÇK-së në zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj ka treguar se a e kishte takuar ndonjëherë komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.

Haradinaj në emisionin N’Konak ka treguar se ai nuk e kishte takuar asnjëherë Adem Jasharin.

Ka thënë se me të është takuar vëllau i tij, Dauti.

“Unë se kam takuar asnjëherë Adem Jasharin për së gjalli, e kam ditë që ekzistojnë familja Jashari. I ka taku Dauti dhe ka qëndruar atje gjatë, i ka taku Shkëlzeni dhe Luani, por unë jo” ka deklaruar Haradinaj.