‘Të fortit’ e VV-së: Brenda orës nxjerrin leje për ndërtim të një objekti në Prizren, pa i plotësuar kushtet

27.09.2019 22:30:50

Ish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj dhe Drita Millkau kanë ndërhyrë në punën e drejtorisë së Urbanizmit në Prizren.

Dy deputetët e VV’së, Rexhaj dhe Millaku kanë ndërhyrë në Prizren duke bërë që brenda ditës një biznesi tek rrethi i Hoqë së Qytetit t’i lëshohet leja pa plotësuar kriteret, shkruan Gazeta Metro.

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-PSD, Ilir Baldedaj ka publikuar një video derisa dëgjohet biseda me një zyrtar të drejtorisë së Urbanizmit në Prizren, ku ai tregon në detaje se si kanë ndërhyrë në punët e kësaj drejtorie dy ish deputetët e VV’së.

Personi në video tregon se si është bërë presion në drejtorinë e Urbanizmit që leja ndërtimore e objektit tek rrethi i Hoqës së Qytetit të lëshohet brenda dite.

Në video dëgjohet biseda derisa personi në fjalë thotë se ka qenë prezent kur dy deputetët Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku e kanë thirr në telefon një kolege të tij dhe i kanë kërkuar që brenda ditës ta lëshojnë lejen për ndërtim në këtë objekt, pasi në këtë objekt pronar janë ata dy.

Më poshtë keni bisedën e plotë, ku zyrtari i drejtorisë së Urbanzimit në Prizren, tregon në detaje presionin që është bërë për një leje ndërtimi.

Kujtojmë se Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku janë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit në radhët e VV’së.