Të gjithë bashkë kundër presidentit Rugova! Të gjithë bashkë kundër LDK-së! Të gjithë bashkë kundër Kosovës!

17.11.2016 21:57:28

Nga Rexhep Kastrati

1

Kur kryeministri Mustafa tha se opozita dhe lista “Srpska” po na lënë pa liberalizim të vizave, ishte shumë e qartë se fjala ishte për bojkotimin dhe bllokimin  e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e kushteve të BE-së. Mirëpo, për fat të keq, duhet thënë se partive opozitare, duke mos e përjashtuar as PDK-në, që nga themelimi i tyre e këndej, por edhe sa ishin si linjë e Tiranës/Kretës, më shumë u janë përputhur interesat me partitë dhe subjekte serbe, sesa me interesat strategjike të Kosovës. Në kohë të luftës, ajo që i bënte bashkë pjesëtarët e linjës së Tiranës/Kretës ka qenë lufta e npërbashkët për delegjitmimin e përfaqlsimit politiko-institucional të Kosovës në krye me presidentin Rugova, vrasja e veprimtarëve të LDK-së dhe në përgjithësi e pjesëtarëve të linjës institucionaliste të presdientit Rugova etj. Pas luftës, vazhdoi e njëjta rrjedhë, si dhe edhe në angazhimin politko-institucional të Kosovës. Duhet të kujtojmë edhe vitin 2001, vit kur u mbajtën zgjedhjet e para të përgjithshme në Kosovën e pasluftës, kur u bënë bashkë partitë e ashtuquajtura të dala  nga lufta me serbët dhe me komunitetet etnike për të bllokuar zgjedhjen e presidentit Rugova – president të Kosovës. Dh kjo ndodhi në vazhdimësi, dhe po vazhdon edhe sot. Thelbi i këtyre angazhimeve ishte që të pamundësohej që LDK të qeverisë vendin, edhe për shkak të rivalitetit politik, edhe për shkak se linja e Tiranës/Kretës ishte projektuar për të komprometuar angazhimin institucional të Kosovës për pavarësi, si dhe për të realizuar interesa serbo-ruse në Kosovë. Edhe pse e degëzuar në disa subjekte politike, linja e Tianës/Kretës vazhdon ta ketë të njëjtin mision si në fillim: komprometimin institucional të Kosovës, destabilizimin e saj dhe hapjen e rrugëve për realizim interesash serbo-ruse në Kosovë. Edhe pse duket se kanë interesa të ndryshme, edhe pse duket se kanë konflikte deri në armiqësi, megjithatë kur bëhet fjalë për raportin ndaj LDK-së, ato janë krejt bashkë, ashtu siç janë bashkë edhe për të kundërshtuar gjithë trashëgiminë pozitive të Kosovës në organizim institucional, si të paqes, ashtu edhe të luftës.

2

Me fitoren e zgjedhjeve nga PDK, më 2007, që erdhi si pasojë e karrigeve dhe e çarjes së LDK-së nga vegla kondomë brenda e rreth LDK-së, dhe me zgjedhjen e Hashim Thaçit kryeministër, u shukatën edhe partitë tjera, por edhe veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, dhe shtyheshin kush më shumë po futej nën shalët e Hashim Thaçit. Nuk pat asnjë problem as nga partitë opozitare, as nga serbët dhe komunitetet etnike. Në mandatin e dytë, gjatë të cilit Hashim Thaçi qeverisi vetëm me pakicat dhe me disa satelitë të papërfillshëm, po ashtu, nuk pati ndonjë problem: LDK se ishte e interesuar për të forcuar shtetësinë e Kosovës, kurse AAK që e përgjëronte Hashimin ta merrte në Qeveri, por që nuk e përfillte fare, kurse sekta okulte e Albinit përveç llomotitjeve nuk i prishte asnjë fije terezinë. Dhe ishte mandati “Prontove”, i kapjes maksimale të shtetit, ishte mandat i fillimit të negociatave në Bruksel, ishte mandat kur u vulos dhe u ligjësua Asociacioni, ishte mandat i negociatave për demarkacionin. Pra, ishte mandat i devalvimit maksimal qeverisës dhe i shtetësisë së Kosovës, pasojate të cilave po i vuan edhe sot e gjithë ditën. Dhe jo vetëm që nuk kishte ndonjë reagim politiko-partiak, por nuk kishte as reagim shoqëror,as medietik të fuqishëm që do të mund të përbënte ndonjë lloja opozitarizmi, apo trajtimi publik të dukurive të këqija që ndodhnin në atë kohë. Hashim Thaçin kishte komoditetin të bënte ç’të donte dhe nuk kishte probelm fare. Hashim Thaçi mund të arrinte çfarëdo marrëveshjeje me Serbinë dhe të mos kishte problem fare. Hashim Thaçi mund t’i trajtonte financat publike si të ishin pare të babës së tij, dhe të mos kishte fare porblem. Hashim Thaçi mund të trajtonte agjensitë kryesore që mbushin buxhetin: doganat dhe tatimet si të ishin pasuri të tij dhe të mos kishte fare porblem. Pra, Hashim Thaçi mund të cenonte themelet e shtetit dhe të stabilitetit të tij, dhe të mos ksihte fare problem. Dhe kjo ngaqë të gjitha subjektet politike, pos LDK-së janë pjellë të linjës së Tiranës/Kretës në krye me Hashim Thaçin, dhe për faktin se për të gjitha mjaftonte që LDK të mos kishte pushtet, dhe për pasojë edhe të dobësohej, të rrënohej dhe të shpërbëhej. Kjo do të sillte shkapërderdhjen e trupës zgjedhore të saj. Pra, me dobësimin e LDK-së, me shkapërderdhjen e saj, trupa zgjedhore e saj do të kalonte në parti të tjera. Dhe kjo është rruga e vetme për partitë e tjera të shpëtojnë nga shuarja e tyre. Dhe angazhimi në këtë drejtim ishte dhe vazhdon të jetë i të gjitha partive, e medieve dhe i portaleve, pamarrparasysh se për kë bëhet fjalë.

3

Arritja e marrëveshjes për koalicion, me të cilën drejtimin e Qeverisë e merrte LDK, u përjetua rëndë nga partitë tjera, duke mos e përjashtuar as PDK-në. Edhe për serbët ishte një goditje e rëndë, sepse ishte Isa Mustafa, i cili kishte qenë i prerë se nuk mund të kishte vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetet etnike, ishte kryeministri Mustafa që ua bëri të qartë se nuk mund të kishte pazare si me Hashim Thaçin, ishte kryeminisri Mustafa që u tregoi se po e lypët edhe shkarkohi nga funksionet qeveritare, ishte kryeministri Mustafa që u tha shkurt se asnjë kërkesë e tyre nuk do të merrej parasysh, kur ata kushtëzuan pjesëmarrjen në Kuvend për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion, me kushte të papranueshme për Kosovën, ishte kryeministri Mustafa që ua preu shkurt: do e bëjmë ligjin për “Trepçën” dhe e bëri atë. Pra, është eqartë se kryeministri Mustafa nuk lejoi pazare sikurse Hashim Thaçi, sikur Ramush Haradinaj e Albin Kurti. Me fjalë të tjera, drejtimi i qeverisjes së vendit nga LDK është qeverisje më e përgjegjshme, më institucionaliste dhe më efektive për interesat shtetërore, ekonomike dhe zhvillimore, duke mos rrezikuar me asgjë avancimin e Kosovës në të gjitha aspektet pozitive shtetërore dhe ndërkombëtare. Një qeverisje e LDK-sç në kapacitetet e plota është e qartë se do të bënte diferencën dhe do të rriste mbështetjen te qytetarët. Dhe kjo mbështetje do ta forconte më shumë, do ta rriste dhe do të bënte që zgjedhjet e ardhshme të ishte partia e parë në vend. Shpresat e partive të tjera, sidomos e Nimës, AAK-së dhe sektës okulte të Albinit do të reduktoheshin vetëm në kalimin e pragut, e jo edhe të qeverisin vendin. Prandaj, përsëri u bënë bashkë më shumë sesa në kohën kur duhej të zgjedhej president, presidenti Rugova. Sepse tash, bëhej fjalë për pushtetin, për mundësitë për të dëshmuar LDK se përfaqëson dukshëm model tjetër të qeverisjes dhe të politikëbërjes, për mundësitë për të përmbyllë disa procese të rëndësishme për vendin, si dhe për të penguar ndarjen e Kosovës. Duhet të kujtojmë se pazari i hashim Thaçit dhe i Ramushit ka qenë vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, si dhe kompromise të dëmshme për Kosovën. Veç të kujtojmë se ish-ambasadorja amerikane, Trejsi An Xhekobson, më 2013 kishte paralajmëruar që të kihet kujdes nga “Republika Srpska”, dhe po të ishte Hashim Thaçi, ose Ramushi kryeministër, kjo edhe do të mund të ndodhte, pasi që Gjykata kushtetuese nuk do të shprehej fare për Marrëveshjen për Asociacionin, e cila në përmbajtje do të ishte shumë më e rëndë sesa kjo që është arritur vitin e kaluar dhe nuk do të ishte bërë fare zhurmë dhe problem, ashtu siç nuk u bë as për Marrëveshjen e 19 prillit 2013. Kurse tash, jo që u shpreh lidhur me marrëveshjen e 25 gushtit të vitit të kaluar, por kryeministri Mustafa nguli këmbë se Asociacioni do të mund të themelohet vetëm në bazë të vërejtjeve të Gjykatës kushtetuese. Pra, janë shuar edhe aluzionet më indirikte në kompetenca ekzekutive.  E Serbia nuk do Asociacion pas kompetenca, por do “Republika Srpska”, ose ndarjen e Kosovës. Me këtë Qeveri nuk e ka asnjërën. Prandaj, është hedhur në sulm sektës okulte të Albinit, për të cilën parësore është rrënimi i shtetit të Kosovës dhe hapja er rrugëve të tjera, ndër të cilat edhe ndarja e Kosovës. Dhe nëse me qeverisjen e drejuar nga LDK, Kosova shpëtoi nga “Republika Srpka”, por është në sfidë për të shpëtuar nga ndarja e saj. Kjo sfidë është sfidë shumë e rëndë për shkak të rrezikut të një destabiliteti të brendshëm dhe rajonal. Unë  e kam thënë vazhdimisht se skenarë serbo-rusë janë për të destabilizuar rajonin për të imponuar ndryshimin e kufijve në dëm të shqiptarëve. Dhe këtë jam duke e thënë që disa vite, por në mënyrë më të qartë dhe më të vazhdueshme që nga fillimi i protestave të dhunshme në Kosovë. Tash pas shumë kohësh, rreziku nga një luftë në Ballkan është shprehur edhe nga kancelarja gjermane, Merkel. Pra, sifda për ta shpëtuar Kosovën nga ndarja, është sfidë që kalon përtej fushëveprimit të Qeverisë së Kosovës. Mirëpo, kjo sifdë nuk mund të kalojë me këtë Qeveri të Kosovës. Prandaj, edhe janë të forta angazhimet për ta rrëzuar këtë Qeveri, për të rrëzuar shtetin dhe institucionet e tij. Dhe në këto angazhime përsëri janë bashkë, më shumë sesa në kohën kur duhej të zgjedhej presidenti Rugova – president i Kosovës. Dhe tash nuk po e fsheh as PDK, e cila deri tash fshihej mbrapa angazhimeve të opozitës.